minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dështimi i Lulzim Bashës për të kuptuar investimet në kujdesin shëndetësor

0
Dështimi i Lulzim Bashës për të kuptuar investimet në kujdesin shëndetësor

Nga Ilir Beqaj

LB ka deklaruar se në sistemin publik të kujdesit shëndetësor mungojnë pajisjet. Dihet që pajisjet
asnjëhere nuk mjaftojnë, pasi gjithmonë shpiken të reja. Sigurisht që pajisjet duhet të jetë në spitale.

Ashtu siç pajisjet duhet të jenë në funksionim dhe ekzaminimi të mund të kryhet pa pagesë nga personi.

LB mund të mos ketë qënë ndonjëherë realisht i interesuar për funksionimin e pajisjeve ekzaminuese në
2013. Qysh athere kanë kaluar shumë vite dhe shumicës dërmuese të shqiptarëve u duket si kohë që
nuk ekzistuar ndonjë herë.

Advertisement

Por LB i duhet rifreskuar kujtesa. Në 2013 rradha e pritjes ishte me muaj,
ndërsa pajisjet mund të mos funksiononin edhe deri në 1 vit.

Aktualisht, nëse një person nëpërmjet sistemit të referimit ka nevojë për :

– Ekzaminim imazherik me CT scan, ofrohet FALAS dhe rradha e pritjes është 1-3 ditë
– Ekzaminim imazherik me MRI (rezonancë manjetike), ofrohet FALAS dhe rradha e pritjes është :
QSUT 6 ditë
SU i Traumës 14 ditë
SR Elbasan 3 ditë
SR Vlorë 2 ditë
SR Durrës 16 ditë
SR Shkodër 8 ditë
– Angiografi koronare, ofrohet FALAS dhe rradha e pritjes është :
SU Shefqet Ndroqi 14 ditë
SR Fier 6 ditë
SR Shkodër 7 ditë

– Trajtim me radioterapi në QSUT, ofrohet FALAS dhe rradha e pritjes është 12 ditë.

Advertisement

LB i është referuar disa observatorëve të huaj për pagat e mjekëve në Shqipëri. Ndërkohë të dhënat që
vijnë nga Thesari i Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë krejt të ndryshme.

Aktualisht pagat mesatare mujore (paga bazë, shtesë për vështirësi në raste të caktuara, shërblimi i rojes
24 orë (është dyfishuar në mars 2017)) të mjekëve të kujdesit spitalor janë si në grafikët në vijim (të
dhënat i përkasin janar 2020):

Luhatjet e pagave nga spitali në spital vijnë si rrjedhojë e shpërblimit për shërbimin e rojes 24 orë. Në
ato spitale ku ka mungesë mjekësh specialistë, mjekët aktualë bëjnë shumë ditë në muaj si shërbim roje
24 orë.

Advertisement

Ndërsa pagat mesatare të infermierëve rezultojnë:

Spitale universitare : 440 – 490 euro në muaj (në varësi të diplomës së arsimit të lartë)

Spitale rajonale : 400 – 450 euro në muaj (në varësi të diplomës së arsimit të lartë)

Spitale bashkiake : 400 – 475 euro në muaj (në varësi të diplomës së arsimit të lartë)

Advertisement

Prej më shumë se 6 muajsh sistemi publik i kujdesit shëndetësor ia ka dalë të përballojë deri më tani me
sukses të admirueshëm përballjen me Covid – 19.

Personat pozitivë për milionë banorë, fatalitetet për milionë banorë janë nën mesataren botërore, janë në mesataren ballkanike.

Ndërkohë nuk rezulton (përveç disa javë të lockdown mars – prill) të jetë lënë jashtë vëmendjes asnjë nevojë përtej Covid – 19, qoftë në urgjencë, qoftë në ekzaminim, qoftë në ndërhyrje kirurgjikale, qoftë në rimbursimin e barnave

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit