minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Disa histori jete me Koço Devolen, nga lindja në vdekje

0

Nga Mitro Çela 

—Nga Kuçova apo Çarçova?-

-Alo…Koço! Kam bërë një esse.

-Ma dërgo! Kur të jem i lirë do ta këndoj!
-Pse edhe në karantinë nuk të del koha?!
-Unë Koço Devole, jam më i zënë tani pa punë, se sa kur bëj humor në skenë?!

Advertisement

Esse.
Babai im? Me zanat shofer.
Mamaja? Shumë pjellore. Kishte lindur 10 fëmijë.

Mes nate. Dialog:
Mamaja. Kujdes! Përdor frenat!
(Në atë mot, nuk kishte mbërritur në katund prezervativi.)

Babai: Pa merak. Frenat i kam top…

Erdhi orgazma… U dëgjua një obobo… dhe një psherëtimë lezeti…

Advertisement

Kaluan 9 muaj.
Dëda (gjyshja) dha sihariqin:
– Djalë!…

Nga katoi u dëgjua zëri i babait…
– Lopa e bëri viçin…

…Kaloi java. Ra telefoni.

-Alo…Biri im! Është i bukur humori kur e dëgjon. Por i rëndë, i rëndë shumë kur e shkruan! Në atdheun tonë mama, ka qindra poetë e shkrimtarë. Por numërohen me gisht ata që shkruajnë humor?! Dritëro Agolli, Filip Çakuli, Pëllumb Kulla dhe më i madhi Qamil Buxheli!Mendimi im për esse-në?

Advertisement

Së pari: ti thua babai mballosi mamanë? Ku është humori? Çiftet këtë zanat kanë: të mballosen sa kanë takat!

Së dyti: aksident! Me statistika 90 përqind e lindjeve vinë nga aksidentet. Pa aksidente nuk do gjenim asnjë kopil për be!
Së treti: Më gjej një katund ku bagëtitë dhe gratë nuk lindin në një ditë!

-Po zotrote, me seks humori je gatuar?

Ai:-Jo. Humori im, lindi pasi dola nga mitra. Në atë mot jetonim në Kuçovë. Nga materniteti në gjëndjen civile.

Advertisement

-Ku është humori?!

-Duro or i uruar! Kur më zunë sikletet, me letra, doli se kisha lindur në Çarçovë. Përmet?!

-E sajove për humor?

-E kam ruajtur pasaportën e vjetër. Bile e mbaj si hajmali ne xhep!

Advertisement

Hapi protofolin. Nxorri pasaportën. E vogël. Ma pak faqe. Ngjyrë vishnjë. E hapi.
Vend lindja:

Çarçovë?!

-Po ti paske lindur me këmishë! Ata që lindin në Çarçovë, plus mikun, marrin pasaportë greke!
-Humor apo do të tallesh?
-Ke besim tek Mitroja?
-Si tek perëndia!
-Dëgjomë dhe besomë? Bile: të ndaloj të flasësh. Ti je i madh në skenë. Por “aguridh”, në skenën e jetës! Pse të takon të jesh edhe shqipo edhe helen?

Në Çarçovë jetojnë minoritarë grekë. Unë kam mik kryetarin e komunës, Veli Mehmetin. Po e marr në telefon që tani:

Advertisement

-Alo! Si të kam Veli djali?Kur të vish në Tirane, të presim për drekë tek Sky: Koço Devole, Filip Çakuli
dhe Lad Kosta…

-Bisedën e dua treshe. -Tha Koçoja. -Nuk dua qe Filipi të talli menderen.

-Sa te takojmë Veliun, po të tregoj historinë si zbulova vendlindjen-Tha Koçoja.-

-Ti e di që më arrestuan në Itali. Demek për drogë! Ka kaur aq trim, si puna ime, që të shesi e blejë drogë?
-Me traget mbërrita në Bari. Gjeta një makinë për në Milano. Muhabet me shoferin. Në dorë mbaja si lodër një pult.

Advertisement

Na ndaluan dy policë. Një mashkull. Një femër. Mashkulli i tha shoferit:
-Dokumentat!
Femra më tha mua:

-Xhaxhi! Ma jep pak pultin!
Ja dhashë duke buzëqeshur.
Ajo shtypi dy sumbulla…Diçka kërciti dhe u hap një kuti.
Ruana Zot: mbushur me miell?
-Për petulla?!
-Jo. Për byrek!Pastaj skenari ishte i thjeshtë. Zgjatëm duart. Pranga. U futëm në rajonin e policisë.

-Ç’është kjo hata! -Fola unë me nerv.-Një pepino i vë prangat, për një pult, humoristit më të madh të trojeve tona?! Unë mendoj që proçkën ta ka bërë Partia Socialiste. Ti je demokrat i sahatëve të para. Duke të burgosur ty, Koço Devole, për drogë dëmtohej imazhi i demokratëve!

-Duke ndënjur me mua, qënke bërë edhe humorist, Mitro Xhani! Sa për kulturë. Kur isha ne birucë, u bë një peticion i firmosur edhe nga Fatos Nano, Ilir Meta, Berisha, Jozefina Topalli, Gramos Ruçi! Por mos më ndërhy kur llafos, si Vasilika -Filipit, kur tregon barcaleta!

Advertisement

-Parafytyro një birucë. Në mes. Tavolina. Mbushur me shkresa. Hetusi i çoroditur. Pyeti:
-Ku ke lindur?
-Në Kuçovë!
Polici zgurdulloi sytë, sikur kishte përpara qoftëlargun.
Polici:-Kush merret me drogë, është edhe mashtrus. Zyrtarisht ke lindur në Çarçovë?!

Ngrita supet. Herë e parë që e dëgjoja.
-Këtej do nisim hetimin?!-Tha italiani.-

Kaluan dy ditë. Më ftoi hetuesi. Jo në birucë. Në zyrë. Duke qeshur më tregoi për gabimin e gjëndjes civile në Kuçovë. Pastaj më pyeti:
-Kaq i madh je ti Koço Devole, sa peticionin e kanë firmosur të gjithë politikanët shqiptarë?!
-Politikanët qeshin kur unë dal në skenë. Por më zgërdhien kur më paguajnë. Çdo muaj marr 350 dollarë!
…Dhe u mbyll historia..

-Kaluan nja dy vjet. Do shkoja në Amerikë. Duhej viza. Në ambasadë më priti konsulli.
-Nuk merr vizë, pa e ndarë zyrtarisht ku ke lindur: në Kuçovë apo në Çarçovë?!

Advertisement

-Po halli? Përfundova në gjykatë. Bir o Mina! Duheshin dëshmimtarë. Te gjithë o të vdekur; o me një këmbë në varr! Pagova ca koqe leku. Fallcifikova ca dëshmi. Gozhda me goxhdë. Gabimi në gjendjen civile, u rregullua me fallcifikim në gjykatë!…

Erdhi për drekë edhe Veli Muhameti. U ulëm për kafe.
-Do e rregullojmë. Zyrat në Çarçovë u bënë shkrumb e hi në vitin 1997-të. Ti nuk e di. Por ke lindur në Biovishtë-fshat minoritar. Unë po flas me kryetarin e bashkisë në Konicë: qirja Prodromos (Maqi )Haxhifre. Jemi miq të vjetër…

Kaluan tre muaj. Në telefon Veliu.
-Çdo gjë ok. Bashkë me Koçon do hani drekë në Burizanë. Vend turistik afër Konicës…

Kaluam kufirin tek “Tri urat”. U ulëm në një bujtinë. Nga Konica kryetari kishte marrë një përkthyes. Veliu mungoi.
Na pyeti kryetari: dini greqisht
Unë: -Di vetëm fjalën :”Lefta”!
Kryetari: -Mos shko më tej.
Koço:-Kuptoj shumë. Flas pak!?
Kryetari: -Si quhen: Babai, mamaja, gjyshi, gjyshja, vjerri dhe vjerra?

Advertisement

Koçoja: Lefter. Anastasi. Jorgo. Penelope…

Kryetari: -Ti qënke më grek se sa unë. Do mbushësh ca formularë. Do vish në Konicë dhe do betohesh, siç betohen helenët! Hajt gëzuar…

U ndamë. Rrugës për në Tiranë i rraha krahët:
-Urime pali-kari!
-Po u betova për Greqinë, -tha Koçoja, -fshihet “pali” dhe mbetet K… me gërmë të madhe! Do dukem si iangjent i asfalisë?!
….Le ta harrojmë këtë histori.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit