minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dy sukseset e Lulit tek Çimi dhe pyetjet pa përgjigje

0

Lulzim Basha, kryetari i Republikës së Re dje në mbrëmje ishte i ftuar tek gazetari Çim (Çlirim) Peka tek Zeni Tv ku edhe foli gjatë e gjerë për punën e tij dhe sukseset në këto shtatë-tetë vite opozitë, të cilat i quajti si punë e madhe e tij dhe si një angazhim i plotë dhe thuajse i fituar nga Partia Demokratike. Në fakt, Luli dje pati disa “suksese” por edhe nuk tha disa të vërteta.

Së pari Luli na tha se kishte lënë punët në Hollandë dhe kishte ardhur për mëmëdheun me një pasuri të madhe. Në fakt nuk i ka rezultuar keq Lulit, sepse nga dita që ka ardhur në Tiranë dhe ka vënë këmbë ka qenë ministër tre herë, kryetar bashkie dhe tani kryetar i partisë më të madhe opozitare.

Prej 15 vitesh është paguar nga taksat e shqiptarëve sepse edhe PD mbahet nga taskat e shqiptarëve, jo vetëm nga fondet që i jep buxheti i shtetit por edhe nga kontibutet e anëtarëve. La shtëpinë në Hollandë dhe erdhi në Shqipëri për të punuar 15 orë në ditë, siç deklaroi ai vetë. Ndoshta Luli e di se duke fjetur 15 orë mund të quhet punë, sepse jo vetëm njerëzit e afërt por edhe bashkëpunëtorët e tij, edhe ata më në distancë tek PD e dinë se Lulzim Basha nuk punon më shumë se katër deri në gjashtë orë në ditë, në zyrë.

Ndoshta pjesën e gjumit ai e konsideron si kontribut të madh për vendin, opozitën e të tjera si këto. Sërish dhe ky është një sukses tjetër që duhet numëruar. Luli nga ana e tij tha se ishin të pavërteta faktet se ai kishte marrë katër vila, por jetonte në një vilë me qera, gjithësesi ishte vilë.

Advertisement

Megjithëse Luli nuk ka sqaruar kurrë këtë çështje, as dy vilat e blera në “Vala Mar” në gjirin e Lalzit të cilat i di edhe Xhaferri zoti vjehërr, edhe Erjoni zoti kunat, edhe Aurela zonja bashkëshorte, i di Luli, i dinë shoferët, i dinë punonjësit e gardës që e shoqërojnë, i di Odeta, i di Desada, i di edhe doktori për ata që s’ e besojnë sepse këta të tjerët nuk kanë nevojë t’i dinë.

Sa për vilën me qera që jeton në Tiranë, sërish edhe atë e dinë të gjithë personat e mësipërm, por në këtë rast e di edhe Agron Papuli oligarku i cili u sulmua ashpër nga Lulzim Basha për gati një vit.

Më pas ndaj tij u hesht, prej shumë kohësh nuk thuhet asnjë fjalë, a fiton më tendera Agron Papuli?

A merr më para nga Edi Rama, Agron Papuli?

Advertisement

Është mik i Edi Ramës, apo është prishur?

Aty ky janë vilat në Long Hill, aty jeton edhe Lulizm Basha, por sërish nuk është përgjigjur pse duhet të marrë dikush një vilë me qera kur ka një apartament në mes të Tiranës të cilin e justifikoi se ishte demtuar nga tërmeti por nuk rezulton i tillë.

Basha sërish gënjeu! Suksesi më i madh i Lulzim Bashës janë gënjeshtrat: Lashë apartamentin se u dëmtua nga tërmeti, gënjeshta se s’ ka vilë në “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, gënjshtra se nuk ka një makinë luksoze, gënjeshtra se nuk është i lidhur me oligarkë, gënjeshtra se nuk ka bërë marrëveshje me Edi Ramën e të gjitha këto.

Gënjeshtra se do të bëjë një përzgjedhje kandidatësh në mënyrë të pavarur, gënjeshtra se do të jenë demokratët ata që do të zgjedhin kandidatët e të tjera si këto. Luli vetëm gënjen, e këtë e dinë të gjithë. Ky është një sukses i madh, por ne më sipër i përmendëm disa pika nga ato që tha dje për tju kujtuar të vërtetat shqiptarëve, jo vetëm për marrëdhënien me Edi Ramën dhe monologun që ai dje mbajti dje tek Çlirim Peka në Syri Tv, por gjithçka tjetër ka ndodhur më përpara dhe sot dhe pse ajo e djeshma ishte një sukses me gënjeshtra dhe të pavertëta, me justifikime që njëherë thuhen ndryshe dhe njëherë tjetër ndryshe, sepse Luli harron çfarë thotë dhe megjithëse fle 15 orë në ditë sërish memorien e ka me probleme.

Advertisement

Për këtë nuk mund ta ndihmojmë dot ne, duhet të shkojë dhe të këshillohet me një doktor. Gjithësesi, sukseset e djeshme të Lulit janë për tu përshëndetur ashtu si fitoret e tij këto shtatë vite. Urime Luli, suksese dhe fitore të mëtejshme!(CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit