minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Edhe Basha “Skënderbe”?

0

Nga Alfred Lela

Deri më 25 prill të vitit që vjen duket se beteja në komunikim do të jetë ekskluzivisht mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Gjithmonë në distancë. Kryetari i PD ia përsërit një ftesë kreut të qeverisë dhe ky i fundit vazhdimisht ia refuzon. Me arsyetimin se Basha nuk ka gjë për të humbur. Atë që nuk e humb dhe as e fiton dot, në një përballje që nuk do të ndodhë, shefi i demokratëve mundohet ta kompensojë me protagonizëm të shtuar.

Fushata e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të fokusohet te komunikimi i mesazheve dhe profilit të tij. Protagonistë të tjerë nuk do të ketë, dhe si personazhe episodikë ata do të përdoren si garniturë e qëndrimeve të Bashës. Ky është stili dhe, me sa duket, edhe thelbi i fushatës së PD.

Për 28 nëntorin, për shembull, kryetari demokrat u shfaq i vetëm në veprimtarinë përkujtimore. Pa shpurë, pa të dytë, pa konsumues të tjerë të fokusit mediatik mbi të. Projeksioni i kësaj dalje ishte ndërtuar për të thënë: unë jam babai i opozitës, Ismail Qemali i saj.

Advertisement

Përballë e ngjyen penën në bojrat e ekstravagancave komunikuese Edi Rama, rivali politik i Bashës. Ai është Ismaili dhe Gjergji bashkë. Por këtu, në këtë përplasje, duket se do të ‘thyhet’ diçka për kryetarin e PD. A mos në lojë, në ekstravaganca, në spektakël, kundërshtari i tij është më i talentuar? A mos, atë që nuk e ka në profilin e protagonistit, Basha do të mund ta kompensonte me një skuadër të fortë rreth vetes?

Ky ka qenë edhe debati i vjetër ndër të gjithë ata që janë interesuar për komunikimin e së djathtës në Shqipëri. Në mungesë të Berishës, i cili ishte edhe lideri edhe ekipi, a mos, pasardhësi i tij, me ato mungesa të perceptuara do të duhej të themelonte Basha plus Ekipi?

Ivan Krastev thotë diku se zgjedhjet janë kthyer në një garë mes spektaklit dhe rutinës. PD për cilën prej këtyre komponenteve po përgatitet, a mund të ma thotë kush?

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit