minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Erion Braçe: Janë kthyer në makth, duhen mbrojtur njerezit! S’mund të grabiten kështu nga ky regjim

0
Erion Braçe: Janë kthyer në makth, duhen mbrojtur njerezit! S’mund të grabiten kështu nga ky regjim

Nga Erion Braçe

Jeni ndjere, te mashtruar dhe grabitur me borxh te shpejte?

Urdheroni lexoni ne foton e dyte; Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.

Ka marr nje borxh te shpejte ne nje institucion financiar borxhi, jo banke dhe borxhi po e mbyt!

Advertisement

E zuri kriza e Covid ne 2019-2020, nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!

Kush i mbron keta te rinj, studente?

Askush!

Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit.

Advertisement

Askush nuk e di sa shume jane!

Po flas vetem per keto institucione,  ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,  ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

Jane kthyer ne makth borxhet e tyre te shpejta, me kontrata te paqarta, te dyshimta e qe ne fund qytetaret ppr edhe bujqit i shquajne si grabitje!

Duhen mbrojtur njerezit,nuk mund te grabiten keshtu!

Advertisement

Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron konsumatorin financiar nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.

Nuk ka as transparence, as qartesi!

Duhet te ndertojme nje agjenci te re, publike, e cila te mbroj konsumatorin nga borxhe te tilla, te dyshimta e jo te qarta, te institucioneve jo banka por edhe te bankave vete!

Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit