minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Është logjike që protesta të shkojë përtej vrasjes së Klodianit

0

Nga Astrit Patozi

Është jashtë çdo dyshimi se protesta e ashpër e këtyre ditëve në Tiranë dhe gjetkë shkon përtej vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Është fare e qartë për gjithëkënd, që vë në punë logjikën dhe nuk përdor parafabrikate të gatshme politike për të kuptuar botën, se ka një shfrim popullor, i cili shkon më larg se dhimbja për humbjen e një jete të pafajshme nga dora e një punonjësi të policisë.

Ka një akumulim revolte në Shqipëri nga korrupsioni, padrejtësia dhe arroganca e pushtetit, i cili thjesht ka marrë shkëndijën prej ngjarjes së rëndë dhe tragjike, por kjo nuk duhet të na shqetësojë aq shumë, me gjithë respektin për dekorin e qytetit apo semaforët e bulevardit në prag të festës së Vitit të Ri.

Advertisement

Janë pikërisht arsyet e shumta të këtij shpërthimi social ato që duhen lexuar drejt sot, në radhë të parë nga ata, të cilët po e keqqeverisin pa mëshirë Shqipërinë prej më shumë se 7 vjetësh, duke filluar nga kryeshefi i “Rilindjes”, Edi Rama.

Por jam shumë i bindur se kjo vlen edhe për ata, që pretendojnë se mund të mirëqeverisin nesër, kur ai të jetë rrëzuar, duke filluar ndoshta nga ne të Bindjes Demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit