minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Evokimi i së shkuarës, si varkë shpëtimi për të ardhmen!

0
Evokimi i së shkuarës, si varkë shpëtimi për të ardhmen!

Nga Alfred Peza

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, ka rikthyer ritualin e përvitshëm të deklaratave nga lidershipi i opozitës aktuale, me mesazhe që më shumë se evokimin e vrasjes së liderit të dhjetorit 1990, dëshmojnë për hallin e tyre të sotëm politik. Më shumë sesa për drejtësinë e një krimi të së shkuarës, ndihet në to, meraku për të ardhmen e tyre personale politike.

E dallon lehtësisht këtë trend, tendencë, qasje apo mënyrë krejt “origjinale” të përkujtimit të historisë dhe figurave të saj në mjedisin politik të Tiranës. Mjafton të kesh dëgjuar e të rikujtosh ato të përvitshmet deklarata të Sali Berishës, çdo 12 shtator pas 1998 e deri më sot për liderin e dhjetorit ’90 dhe do ta kuptosh këtë. Sikundër mjafton që të kujtosh deklaratat e Lulzim Bashës pas 2013 dhe të Ilir Metës sa herë që ka qenë në opozitë.

Por nuk është vetëm kjo ditë që e bën evokimin e së shkuarës, një instrument në duart e liderëve tanë politikë, për të prodhuar përmes saj oksigjen politik për të ardhmen e tyre. Janë me qindra datat, ngjarjet, personazhet, historitë, zhvillimet, momentet dhe gjithçka tjetër me sadopak vlerë, që po evokohet sistematikisht prej tyre. Duke e shndërruar atë si qëllim në vetëvete. Në përpjestim të drejtë me hallet dhe shqetësimet aktuale të udhëheqësve tanë opozitarë.

Advertisement

Le të kuptohemi: Përkujtimi i ngjarjeve më të rëndësishme dhe i figurave më të shquara të historisë, është një traditë e vyer. Një popull, një komb, një shtet, një shoqëri pa të shkuar, është pa të ardhme. Ndaj, përkujtimi i piketave orientuese që kanë shënjuar rrugëtimin e tyre historik, përbën edhe thesarin më të çmuar të njerëzimit. Shembujt, modelet dhe pikat kulminante të historisë dhe arritjeve njerëzore, mbeten përjetësisht simbolet tona më përfaqësuese.

Në Shqipërinë e sotme politike, nuk është fjala për këtë, por për krejt të kundërtën. Në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me evokimin në interes të vlerave të shoqërisë dhe memories sonë kolektive, por për keqpërdorimin e kujtimit të së shkuarës. Kemi përpjekjen sistematike, të bërë në mënyrë koshiente, për intrumentalizimin e saj. Për keqpërdorimin në funksion të nevojës individuale politike të së sotmes, për arritjen e qëllimeve të ngushta personale apo partiake të së ardhmes.

E keqja është se po e bëjnë gjithnjë e më shpesh, rast e pa rast, duke i dhënë trajtat e një gare të shndërruar në qëllim në vetëvete. E keni vënë re besoj sesi Presidenti i Republikës nuk lë rast pa firmosur për gjithçka e për gjithkënd, dekorata dhe tituj nderi. Pa harruar postimet po e po, por edhe pjesëmarrjen nëpër takime, përkujtimore e ceremonira deri me interes ngushtësisht lokalr apo sebepe më së shumti familjare. Duke bërë që edhe ato përkujtime që kanë vlerë reale, të sfumohen nga ndriçimi i merituar, për shkak të keqpërdorimit.

E njëjta gjë ndodh edhe për pjesën tjetër të lidershipit opozitar, të cilët kanë nisur që të keqpërdorin çdo ngjarje dhe figure antikomuniste. Ndonjëherë sforcohen aq shumë, sa gati bëjnë, figurën e kundërt në raport me mesazhin që duhet të përcillet. Si atëherë kur për nevojat e propogandës së regjimit të Enver Hoxhës, ishin gati të bënin komunist edhe Skënderbeun dhe çdo figurë tjetër të Rilindjes Kombëtare, apo të periudhës pas pavarësisë e deri në pushtimin Italian të Shqipërisë më 7 prill 1939, për nevojat politike të ditës.

Advertisement

Edhe sot, liderët tanë opozitarë në demokraci, për shkak të nevojës për të përcjellë mesazhe ndaj kundërshtarëve të vet politikë në mazhorancë, po e keqpërdorin kujtimin e së shkuarës, për ca klikime më tepër. Për ca like më shumë. E për ca titra nëpër ekrane.

Evokimi i së shkuarës, si varkë shpëtimi e nevojave politike të së ardhmes së liderëve tanë, është një përpjekje jo vetëm e padobishme, por edhe e dëmshme. Për një arësye fare të thjeshtë. Ajo është nga ato lloje varkash të vjetëruara nga historia, që fusin ujë shpejt. E në vend që të të nxjerrin në bregun tjetër për të mundur kundërshtarin, ato thjeshtë shërbejnë si kurth i sigurtë, për të të mbytur në ujërat e turbullta të një instrumentalizimi të panevojshëm.

Historia krejt pa kuptuar, është bërë sot, një makth nga e cila liderët tanë nuk po zgjohen dot. Çudia është se përse duhet që të sforcohen, kur kanë laq shumë gjëra për të bërë vetë sot, me shpresën se dikush do kujtohet ti kujtojë edhe ata një ditë për të mire, në të ardhmen!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit