minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë, t’a zbardhim apo nxijmë

0
Fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë, t’a zbardhim apo nxijmë

Nga Toni Gogu*

Javën e shkuar u betuam, ndër të tjera se “…do të punojmë me të gjitha fuqitë tona për përparimin e Atdheut dhe mirëqenies së popullit tonë.” Nuk e di se cila ka qenë formula e betimit mbrëmjen e ftohtë të 16 Shtatorit 1942 për delegatët e Konferencës së Pezës? Megjithatë sot, 79 vjet më vonë nuk ka Shqiptar që kur viziton Pezën e bukur dhe heroike, të mos përulet përpara fuqisë së bashkimit. Konferenca e Pezës, që kremtojmë sot, është bashkimi i Shqiptarëve të krahinave, besimeve, shtresave dhe bindjeve politike shumë të ndryshme për të arritur një qëllim të përbashkët: një Shqipëri të lirë, të pavarur e demokratike.

Bashkimi i shqiptarëve për të shpëtuar jetë, për të shpëtuar Shqipërinë nga zjarri apo tërmeti, për të ndërtuar strehën e vejushës, jetimit, të huajit apo të varfërit është më i çmuar se ari apo argjendi. Kur bashkimi i shqiptarëve nuk krekoset me krenari, nuk nxihet nga cmira dhe nuk skuqet nga zemërimi, duhet ruajtur si drita e syve.

Të nderuar kolegë,

Advertisement

Gjatë viti që shkoi, dëshmova me sytë e mi në Vaqarr Pezë e Ndroq, se vetëm një strehë e sigurtë dëbon frikën e fëmijëve të trembur, u kthen qetësinë prindërve gjumëprishur dhe ngroh duart e zemrat e gjyshërve. Programi i rindërtimit u kthen buzëqeshjen, u jep zemër dhe u siguron një fillim të ri 16,500 familjeve shqiptare. Le të bashkohemi për shërimin e plagëve që fatkeqësitë natyrore na hapën, se ia vlen!

Ëndërrat dhe dëshirat e një fëmije sot tregojnë fuqinë e një vendi nesër. Përveç shtëpisë, shkolla është vendi ku kultivojmë të ardhmen tonë. Atje do të ulet pas pak ditësh qytetaria e së ardhmes, mjekët e infermierët, policët e zjarrfikësit, arkitektët e juristët, artistët e sportistët e së nesërmes. Ejani, sëbashku t’u ofrojmë nxënësve dhe mësuesve 160 shkolla moderne, se ia vlen! Ejani t’i ndihmojmë të shpengojnë të ardhmen e të përmbushin potencialin e tyre të paimagjinueshëm.

Frika është një nga armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit. Frika na përçan. Ajo na shtyn të urrejmë, të dhunojmë dhe shkatërrojmë. I pamë nga afër sytë pa jetë të frikës, përgjatë pandemisë. Dhe ka vetëm një mënyrë t’a shporrim atë nga mesi ynë njëherë e mirë: vaksinimi.

Mandati i trete i qeverise siguron mundësinë e vaksinimit të çdo shqiptari mbi 16 vjeç, që jeta të kthehet tërësisht në shinat e normalitetit një orë e më parë. Ejani të nderojmë mjekët dhe infermierët, që luftuan si heronj të shpëtonin nga kthetrat e vdekjes jetët e të tjerëve dhe në këmbin ofruan të tyren. Bashkimi në luftë me armikun e padukshëm, pa u lëkundur nga cinizmi antishkencor apo konspiracioni dashakeq, ia vlen!

Advertisement

Të nderuar kolegë

Fshati po e tregon fuqine e tij permes punes. Zgjohet para se te lind dielli dhe ngryset pas perendimit te tij. Gjate mandateve te meparshme, permes mbeshtetjeve direkte apo programeve zhvillimore eshte ndezur motorri ekonomik bujqesor dhe rritja e ekonomise bujqesore eshte tashme realitet i prekshem. Programi qeverises i mandatit te trete permes investimeve infrastrukturore, sherbimeve shendetesore, arsimore dhe komunitare forcon lidhjen e munguar me qendrat urbane dhe siguron jrritjen e mireqenies ne fshatin shqiptar.

Te nderuar kolege

Një prej shtyllave kryesore të shoqërisë është familja. Gjatë këtij mandati, programi siguron mundësinë për të ndihmuar më shumë familjen shqiptare duke i lehtësuar asaj faktorë të përditshmërisë nëpërmjet strehimit, punësimit të të rinjve, fuqizimit të rolit të vajzave dhe grave, si edhe përmirësimit të cilësive të shërbimeve për familjet në vend. Nëse duam që të ecim përpara si shoqëri, atëhere na duhet të përfshijmë në këtë rrugëtim çdo pjestar, jo vetëm burrat dhe djemtë; duhet të punojmë fort për të krijuar mundësi të barabarta për çdo person, pavarësisht moshës apo gjinisë, duke mbajtur në qendër të vëmendjes personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Advertisement

Mandati i trete qeverises na ofron mundësinë që të hedhim hapat e parë me prindërit e rinj të cilët përfitojnë bonusin për bebet; të shoqërojmë fëmijët në infrastrukturat e arsimit ku atyre u ofrohen të njëjtat njohuri dhe kushte si bashkëmoshatarët e tyre nëpër Europë; dhe të mbështesim gjyshërit dhe gjyshet të cilët do të përfitojnë rritjen e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike.

Të nderuar kolegë

Reforma ne drejtesi, e cila themeloi strukturen e rivleresimit profesional te gjyqtareve dhe prokuroreve, ka siguruar pastrimin e sistemit nga makuteria dhe paaftesia. Vazhdimesia e ketij procesi, fuqizimi i pushtetit gjyqesor, plotesimi dhe modernizimi i legjislacionit proceduarial e material, ne bashkepunim te ngushte me partneret tane strategjike, do te siguroje qe drejtesia te ulet kembekryq ne sofren shqiptare. Prokuroret dhe gjyqtaret e rivleresuar dhe te konfirmuar ne detyre, do te sigurojne qe dhuna qe i ngul thiken ne zemer familjes shqiptare te marre ndeshkimin e merituar.

Do t’u kthejne me siguri dhe vertetesi paleve gjyqesore drejtesine e vonuar dhe te munguar per shume kohe. Me siguri sistemi i ri i drejtesise do t’u ofroje qytetareve dhe sipermarrjeve shqiptare sigurine e munguar te gezimit te prones se tyre, si dhe do te nxis me tej investimet e huaja.

Advertisement

Të nderuar kolegë

Paqja nën ullinjtë e Pezës midis shqiptarëve të krahinave, feve dhe ideve të ndryshme ishte hallka e brishtë e bashkimit kombëtar kundër pushtuesit nazifashist. Natyrisht nuk zgjati shumë, por zgjati mjaftueshëm për të na kujtuar dhe nxitur të mos i dorëzohemi zakoneve të vjetra e të mbrapshta, që për inat të vjehërrisë politike e çojmë Shqipërinë të flejë dyerve të mullinjve të botës. Fatin e Shqipërisë e kemi në dorë t’a zbardhim apo nxijmë ne shqiptarët. Zoti na ndihmoftë të besojmë njëri-tjetrin, se të mirat e tjera paskëtaj vijnë.

*Fjala e deputetit të PS në Kuvend

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit