minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fushata e Lulzim Bashës, më hipokritja e 30 viteve

0
Fushata e Lulzim Bashës, më hipokritja e 30 viteve

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha po mundohet me çdo kusht, mjet dhe çmim, që të në paraqitet publikisht këto 30 ditë të fushatës zyrtare, veç ashtu siç ai nuk është. Ai po mundohet që tu ofrojë opozitarëve, profilin e një sfidanti real përballë Kryeministrit Edi Rama, ashtu siç ata duan që të jetë në të vërtetë.

Lulzim Basha po bën gjithçka, përmes kompanive të huaja të specializuara për organizimin e fushatave elektorale dhe në sajë të makinës së tij propogandistike, të fshehi portretin e tij origjinal. Duke dashur kësisoj të harrohet për këtë muaj, identiteti i tij i vërtetë edhe si individ, edhe si një lider politik.

Këshilltarët e tij, e dinë se votuesit e njohin Lulzim Bashën vetëm si liderin “de jure” të PD, sepse “de facto” është Sali Berisha. E dinë se shqiptarët e kanë kuptuar që Ilir Meta, nuk është Presidenti i tyre mbi palët, por kandidati për të qenë nesër lideri i opozitës.

Advertisement

E dinë se zgjedhësit kanë ndëshkuar që më 2013 me vote; Monika Kryemadhin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Artur Roshin, Shpëtim Idrizin, Agron Dukën dhe Vangjel Dulen,- si e shkuara, ndaj po mundohen që të na e paraqesin kandidatin e tyre për Kryeministër, si e ardhmja. Kjo është arsyeja se përse Lulzim Basha, e ka shndërruar fushatën e tij elektorale, në një “one man show”.

Ai po del i vetëm, kudo nëpër Shqipëri, përballë zgjedhësve. Duke i mbajtur larg gjithë të tjerët. Duke mos u shfaqur në krah, derisa të mbyllen kutitë e votimit, me asnjërin prej aleatëve të tij politikë. Me asnjërin prej partnerëve kryesorë të koalicionit. Me asnjë bashkëpunëtor apo faktor të vjetër relevant, brenda së djathtës së vjetër e të re shqiptare.

Lulzim Basha mbajti larg Sali Berishën, për herë të parë në 30 vitet e fundit, nga mitingu i hapjes së fushatës elektorale të PD. Lulzim Basha mbajti larg Monika Kryemadhin dhe LSI nga takimi i 25 marsit në Tiranë. Lulzim Basha përmes trukeve propogandistike, shpiku dialogun me një qytetar “të shqetësuar” nga aleanca e mundshme qeverisëse e PD me LSI pas zgjedhjeve, për të qetësuar votuesit e tij.

Lulzim Basha nuk e ka mbajtur asnjëherë në krah Vangjel Dulen, gjatë takimeve të tij, me minoritetin grek në Shqipëri.

Advertisement

Lulzim Basha nuk e ka mbajtur asnjëherë në krah Shpëtim Idrizin, gjatë takimeve të tij, me përfaqësuesit e komunistetit çam.

Lulzim Basha nuk e ka mbajtur asnjëherë në krah Fatmir Mediun, gjatë takimeve, me ish pronarët dhe ish të përndjekurit.

Lulzim Basha nuk e ka mbajtur asnjëherë në krah Dashamir Sheshin dhe Artur Roshin, gjatë takimeve të tij, me të djathtën e vjetër historike.

Lulzim Basha nuk e ka mbajtuyr asnjëherë në krah Agron Dukën në Shijak, Durrës apo gjatë takimeve të tij për çështjet agrare nëpër Shqipëri.

Advertisement

Sepse Lulzim Basha kërkon që tu paraqesë shqiptarëve, kandidatin për Kryeministër të një opozite që ata duan dhe jo të kësaj opozite që kemi, të cilën ai e udhëheq nga humbja në humbje, për 8 vjet me radhë.

Lulzim Bashës nuk i vjen turp që përfaqëson këtë lloj lidershipi opozitar, por ai të paktën e ka kuptuar se të jesh sot në krye të saj, nuk është ndonjë krenari e madhe. Ndaj humbja edhe në këto zgjedhje për të, është e sigurtë, ashtu si më 2013, 2015, 2017 e 2019. Sepse duke mos patur dot fuqi reale për ta ndryshuar atë, ai po bën çmos tua fshehë shqiptarëve që të mos e shohin ca kohë, me shpresën se do ta harrojnë deri më 25 prill.

Kjo është edhe arsyeja, se përse kjo është fushata elektorale më hipokrite, që një kandidat për Kryeministër ka bërë ndonjëherë pas 1990 në Shqipëri. Sepse Lulzim Basha po mundohet të na paraqitet sot, si lideri, që nuk u bë dot kurrë deri dje. Qëllimi është që pasi të mari votën, të vazhdojë të qeverisi me të njëjtat figura, të cilat ai i ka zhdukur nga skena… vetëm për 30 ditë.

Siç e ka thënë edhe vetë, i gënjeu njëherë e turpi ishte i Lulzim Bashës, por tani do ishte i shqiptarëve!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit