Nga Astrit Patozi

E kemi mbështetur që në fillim dhe do të vijojmë ta mbështesim reformën në drejtësi deri në fund, edhe pse e dimë që ajo ka plot defekte, të qëllimshme ose jo, pak rëndësi ka.

Sepse mendojmë që më mirë një reformë problematike, se sa një drejtësi e kalbur dhe e pareformuar, e cila nuk preket, por mbetet e pandryshuar.

Edhe merakun e atyre, që thonë se qeveria e ka kapur si gjithmonë dhe nuk e lë të ngrejë kokë drejtësinë, e kuptojmë si shqetësim të drejtë. Sepse kemi pasur një histori të hidhur me këtë temë për dekada me radhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por puna është se të njëjtët njerëz të shqetësuar po thonë se kjo qeveri i ka ditët e numuruara dhe se ajo do të rrëzohet më 25 prill.

Ndaj e mira do të ishte të bënim gajret edhe 2 muaj. Se me rregull treshi i bie që shumë shpejt të shikonim se si ndëshkimi i drejtësisë do të binte në radhë të parë mbi Edi Ramën dhe të korruptuarit e tij në 8 vjetët e fundit.

Dhe ne nuk mërzitemi aspak, në rast se kjo kohë do të vijë. Për të tjerët, nuk e vëmë dot dorën në zjarr.

Ndaj edhe mendojmë se sot ka mundësi për më shumë konsensus në mbështetje të reformës në drejtësi, me gjithë problemet e saj, në rast se duam që një ditë të ndëshkohen realisht zullumqarët e mëdhenj të politikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";