minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjekmarkaj: Përzgjedhja e Ramës për të vaksinuar personalitete në moshë të thyer është kriminale, ky do t’i blejë me vaksina dhe ata do ja kthejnë me vota

0

Nga Agron Gjekmarkaj 

Sot ma bëri Zoti nafake të rri në shtëpi dhe po ai me shtyu të ndez televizorin ku në çdo stacion doli ai që nuk mungon kurrë! Deri tani në këtë dekik që po hedh këto mejtime mbi kartë vetëm ai e qet kryet kudo! Një ditë e plotë propagande.

U shfaq në Farkë që në sabah me shpiat e termetit si Jani Ferra me Rexhep Dacin (dy personazhe te një filmi socrealist) dhe pastaj duke hedhur ujë mbi zjarrminë që ka shkaktuar denoncimi i familjarve të viktimave tę Kovidit në spitalet tona!

Teksa Ai fliste ministrushja Ogerta Manastriliu tundte kokën e saj te mbështjellë me një maske lozonjare, ku mërzisë së Kryeministrit i shtohej melankolia e saj si vaj ulliri në sallatë!

Advertisement

Gjoci e Mrici janë një dyshe që shfaqet shpesh në perrallat e Ultesires perendimore në veri tę vendit ! Sot Gjoci llafosej, Mrici e shikonte nga poshte lart me admirim duke tundur kaptinen plot mend e derte shkaktuar nga virusi. Tani që e ka marrë ferra uraten në menxhaimin e koronavirusit e beson edhe qeveria.

Spitalet janë plot , shtepiat plot, vaksina ska ose ka aq sa pas çdo vaksine të gjeje kohe vete Edi Rama dhe të dalë teksa shpohet tek tuk ndonjë. Njerez vdesin perditë me shumicë. Por keto janë gjëra të njohura.

Vemendjen e cila goditet here pas here nga thagmat e njeriu që do mandatin e trete per 1 mije shtepi qe po behen dhe per te bere zap smunllekun qe ka zaptuar sokaqet dhe sidomos per ta shnderruar mjeksine në nur paradizi, megjithëse na e pat premtuar që në 2013 e perserit në 2017 dhe prape kesaj here!

Por vakia sot qe një tjeter në kufijtë e se pabesueshmes!

Advertisement

Do vaksinojme tha ca të moshuar po jo pleq të zakonshem, madje as veteranet por personalitetet në mosh të thyer!

Pa u marrë shumë me subjektivitetin e standartit për të qënë personalitet apo jo tek e drejta per jeten të gjitha qęniet njerzore janë njesoj!

Një perzgjedhje e tillë është kriminale, është e neveritshme, është e perbuzshme dhe e denueshme! Vetem një delirant i zgjidhur nga të gjithë zinxhiret e arsyes i jep të drejten vetes të percaktojë kush janë personalitetet e kush jo, kjo garë makabre mes të moshuarve! Se kishim degjuar askund kete postulat as besonim ta degjonin.

Në Europe standartet dhe rregullat vlejne per të gjithë. Kryeministri italian as që e beri vaksinen per vete dhe jo vetem kaq po as atij e as homologeve të tij nuk jua lejon etika humane të vëne kritere kaq makabre e diferencuese ne vaksinimin e popullates!

Advertisement

Sa Personalitete ka Shqiperia? çfare kriteresh dhe formularesh plotesohen per të qëne e ndjere tę tille? Mos do na qesin disa emra per të na mbyllur gojen me sentimentalizem? Sa veta ndihen personalitete ….kur vaksinat jane vetem ca qese ?

Kur të vaksinohen personalitetet të tjeret do jenë më të qere se kho është aspirata e tyre? Kush do jete komisioni vlerësues i personaliteteve, Akademia e Gjinushit apo ndonjë tjeter kotec ideologjik?

Keto dhe shume pyetje te tjera lindin në mesin e një dite propagandistike ku habia kalon çdo fantazi dhe fantazia perfundon tek perbuzja e refuzimi. Edi Rama rrezoi strategjinë e prezantuar nga Ministria e Shendetesise dhe Komiteti teknik ku mjeket ishin te paret e keshtu me rradhë! Sot me “ personalitetet” e ti deshmoi se deshiron te bleje vota me vaksina dhe influence publike nepermjet emrash te caktuar.

Bielinski thote “nga të gjitha pasionet njerzore, pas egoizmit, pasioni më i madh e më i eger është ambicja për pushtet.Mund të themi me siguri se asnjë pasion nuk i ka kushtuar njerëzinit kaq vuajtje dhe gjak sa ambicja pë pushtet “ !

Advertisement

Ai qerrata Bielinsk ne dhe Prijesin tonë legjendar paskesh patur parasysh. Ky të blen jeten me vaksina dhe ata ja kthejne me vota. Në dukje një pantonimë e peshtirë në thelb e denjë për tragjedite greke

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit