minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Hej talebanë, bëhuni def e zhdukuni nga faqja ime… - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hej talebanë, bëhuni def e zhdukuni nga faqja ime…

0
Hej talebanë, bëhuni def e zhdukuni nga faqja ime…

Nga Mustafa Nano*

Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit.

Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha.

Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj.

Advertisement

Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me armë, por me mjete të tjera.

Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë.

Sharje, fyerje, shpifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.

Advertisement

Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë.

Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pirdhuni!

*Reagimi vjen pas sulmeve e fyerjeve që i bënë gazetarit Nano, për qendrimet e tij mbi debatin për ardhjen e këngëtarit serb Bregoviç në Shqipëri

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit