minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Herë-herë e kishim Albinin këtej rrotull

0

Nga Frrok Çupi

Pse po hahen mes tyre këta që duan ta gjejnë nëse ‘e bëri më mirë Kosova!, e pse nuk e bëmë ne ashtu si ata?’ Çudi e madhe, sot e kësaj dite realitetet ndahen mes krahasimeve. Në qeverisjen e kaluar, 2020, Kurti mundi të jetë në qeverisje vetëm 4 muaj, (3 shkurt- 3 qershor); po si u kthye tani prapë?. Kjo është gjëja.

Ndërsa hija e gjësë është diku tjetër:

Politikanin e Kosovës, para se të mbërrinte në Prishtinë, e kemi pasur këtu disa herë, herë pas here. ‘Këtu’ do të thotë në Tiranë e në rrethina. Po flas se e kishim këtu si fantazmë, si model, si përsëritje, jo si person- sigurisht. Modeli na vlen. Djallëzia e modelit ‘shko e eja’ është se duket sikur je duke ecur; dhe në fakt je duke ecur, por së prapthi në kohë.

Advertisement

‘Albini’ u pa këtej rrotull, si sot në Prishtinë kur deklaron se ’14 shkurti ishte një referendum’. Ne këtu po na gjëmojnë daullet  e veshëve me ‘referendumin’ e  25 prillit, datë kur këtu do të jenë zgjedhjet. Në fakt janë ‘zgjedhje’, por këta e quajnë ‘referendum’ se u duket fjalë më e ngatërruar. Referendum u quajtën edhe zgjedhjet e viti 1992, por fitorja e fitimtarit PD, u zhyt në humbje për katër muaj. Edhe Albini, vitin e kaluar humbi në 4 muaj. Njësoj, si atje si këtu, njerëzit i konsiderojnë si speca që mund të mbushen me fjalë të mëdha.

Njësoj si në Prishtinë, edhe këtu ka shndritur fitorja e fitimtarit, shndrit si dielli. Aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani, në mesnatën me borë pardje, deklaroi se kjo ishte shënuar si ‘natë e bardhë’, dhe nesër ‘dielli lind më i fuqishëm’. Katër dekada në komunizëm janë dëgjuar këtu po këta zëra të boshatisur se ‘dielli lind më i madh’ kur del udhëheqësi në tribunë. Në parullën bosh, njësoj mbështillet dogma, mashtrimi, pabesia ndaj popullit. Çdo vit e përvit…,  sa më shumë ‘diell’ në dogmën e partisë- derisa një ditë u shtrua uria.

Në realitet dhe në hije, modeli ‘Kurti’ është i sinqertë: ‘Ju fituat, popull i dashur, tani festoni’- u tha në mes të Prishtinës. Edhe në këtë vend të shkretuar nga diktatura dhe nga post- komunizmi, fitoret e Partisë kanë qenë, pa ndarë, fitore të popullit. ‘Fitoren që kërkuat ua sollëm, o njerëz, ja ku e keni, merreni, është juaja!’ Duartrokitje dhe brohoritje!. Ja kështu u bë edhe në Prishtinë. (Por u tha parulla e sinqertë, aq më keq- e sinqertë). Nuk ka marrëdhënie më mizore se kjo mes liderit dhe popullit. Nesër në mëngjes, ti mik i dashur ke diellin’, ne e bëmë betejën tonë!.

Pushteti i vdekur në Shqipëri, po kthehet si tabu në Kosovë. Siç është mohimi që kthehet në totem të fisit e nderohet si kafsha e tmerrshme. Gjithë Lëvizja që ka fituar pushtetin në Kosovë po merret me ‘kafshën e tmerrshme’ që sapo u vra dhe që është ‘Lëvizja për Çlirimin e Kosovës’. Udhëheqësit e Çlirimit dhe të Republikës janë ‘varrosur ‘në Hagë, por këta në Kosovë i kanë kthyer në totem për të fituar pushtetin. Sulmi ka nisur me mohimin e gjithçkaje që është bërë deri sot. Edhe në vendin tonë ‘jeta e re’ nisi dhe lulëzoi kur erdhi Partia Komuniste e pastaj Demokracia. Një jetë të tërë komunizmi e krahasoi kohën me vitin e perënduar 1939 të mbretit Zog; edhe Demokracia dogji të gjitha veprat industriale të ‘Punës’. Në Kosovë, liderët e rinj zor se dalin nga gropa ku po vrasin totemin ‘Thaçi & Co’. Këta vetëm mohojnë me ‘nuk’: ‘Nuk jemi të korruptuar, nuk kemi qenë, nuk do të jemi’. Po pohimi?… Në mëngjes, drekë e darkë, qytetarët e Kosovës do të ulen në sofër me totemin e mohimit.

Advertisement

‘Njeriu aktiv’ i Kosovës ishte ndërtuar më parë në Tiranë, para Tiranës në Pekin, para Pekinit në Ulan Bator… Gjithçka është e parë një herë tjetër. Parulla e lëshuar nga Kurti në mesnatën e fitores, se do ‘të kërkojmë njeriun aktiv’, është më e frikshme se nata pa hënë. Me dy fjalë të lëshuara ashtu kot po trembin superfuqitë aleate. ‘Njeriu aktiv’ është njeriu i ri që ka qenë një herë, është qëndrestari që dogji disa herë qytetin tonë, është kamikazi dhe aktivisti islamik- kësaj i trembet bota.

A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.

Hijet lëvizin ngado.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit