minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ilir Meta, si Trumpisti i fundit që kërkon të përsërisë rebelimin e ‘Capitol Hill’ në Tiranë

0

Nga Ylli Pata

Ilir Meta ka bërë sot dy postime të forta politike. Njëri që thekson se duhet “përmbysje demokratike” dhe tjetri që “më 25 prill Shqipëria është në dorë të shqiptarëve”.

Ilir Meta me këto postime duket se është “Trumpi” i fundit në politikën botërore, pasi kërkon t’i ndajë njerëzit në “Shqiptarë” që votojnë kundër qeverisë dhe “jo shqiptarë” ata që votojnë kundër Qeverisë.

Ky qëndrim i fortë e i ashpër i presidentit të Republikës është politik dhe që i jep një kërcitje të fortë kushtetuese rolit të tij kushtetues, pasi ai është dhe duhet të jetë president i “të gjithë shqiptarëve”.

Advertisement

Por nga ana tjetër, kreu i shtetit ka publikuar edhe një kërcënim të fortë në faqen e tij zyrtare, ku ka shkruar:

“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”.

Që Meta e ka me Edi Ramën dhe PS-në kjo dihet padyshim, por çështja është se duket qartë se kërcënimi i presidentit duket se nuk është thjesht elektoral, por edhe postelektoral.

Që nëse fiton PS, ai nuk do ta lërë, me aq sa ka në dorë, që të ketë qetësi politike në vend.

Advertisement

Duke e krahasuar me logjikën e Donald Trump, që solli kundërshtimin e  rezultateve e si pasojë çoi në rebelimin në Capitol Hill, në Shqipëri, kjo logjikë, si pasojë e mos prezencës së institucioneve të forta, mund të sjellë një rrezik të madh për një përplasje.

Mesazhet e presidentit duket se janë qartë si opozitare, apo anti-qeveritare. Por si të tilla ato janë politike dhe si politike nuk kanë të bëjnë me zyrën e presidentit.

Nëse Meta vërtetë kërkon të nxisë një mision anti-qeveritar, atë nuk mund ta bëjë nga selia numër një e shtetit.

Duhet të zbresë në fushën e betejës, por jo si kryetar i shtetit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit