minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Java që nisi dhe po mbyllet në Elbasan dhe a jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?

0
Java që nisi dhe po mbyllet në Elbasan dhe a jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?

Nga Sokol Balla

Java politike po mbyllet siç filloi. Po ne Elbasan. Dy perplasje, nje fizike dhe nje virtuale mes dy paleve, apo mbeshtetesve te tyre u regjistruan dje, ndersa nje biznesmen u kacafyt me Luçiano Boçin, nderkohe qe nje ish deputet i PD, Bylykbashi kercenoi nga Facebook, numrin dy te Partise Socialiste Taulant Balla.

Ai premtoi lufte, nese ps fiton me shume sesa 7 mandate, ne nje tjeter shenje tensionimi te opozites, pas sinjaleve te perseritura nga sondazhet, se ajo nuk po e kalon dot vijen e ylberit dhe te kuotohet, as vecmas as si shumatore, me shume sesa socialistet.

Nderkohe po sondazhet, nese zgjedh ti besosh, po tregojne ama tendencen ne rritje te partise demokratike, 7 pike plus krahasuar 2017, por pa i levizur shume gure mureve te forteses roze.

Ajo qe po tkurret eshte Levizja Socialiste per Integrim. Megjithese ish partia e Metes del ne kuota dyshifrore serish ne projektim mandatesh, ajo ka humbur fiks 7 pike ne sondazhe.

Advertisement

A po vertetohet teza e hershme se PD dhe LSI jane tashme ene komunikuese elektorale dhe se ndryshe nga e shkuara votat e LSI shkembehen me vota blu dhe jo si dikur, me vota te PS?

A shpjegon kjo zemerimin e Ilir Metes? Nderkohe dje KQZ ka regjistruar Tom Doshin dhe po ne mbremje sondazhet treguan se PSD projektohet te marre deri ne kater mandate ne Shkoder e Tirane. A eshte kjo nje sfide qe ne fund pati nje fitues?

Nderkohe nje tjeter perplasje e forte duket se do ndodhe javes tjeter per nje ceshtje qe ne dukje, nuk ka lidhje me politiken.

Nje sasi e madhe vaksinash, pritet te mberrije ne Shqiperi, dhe ndersa te gjithe shpresojme qe keto vaksina te fillojne te nderpresin zinxhirin e infektimeve dhe te sjellin fundin e pandemise, befas opozita ka dale hapur kunder perdorimit te ketyre vaksinave.

Advertisement

Nje gje eshte fakt: nese vaksinat ne sasi te madhe mberrijne javes tjeter, pikerisht pak dite para fillimit te fushates, sigurisht aty ka mbrenda indicje edhe te perdorimit elektoral. Por a duhet kjo te na interesoje?

Sali Berisha ka dale kunder tyre, por a jemi ne gati te vdesim per Sali Berishen, dhe perse duhet te shihemi si pro Rames, nese jemi pro vaksines?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit