minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Jozefina Topalli: 25 Prilli do të shënojë jetën e qytetarëve edhe për një dekadë

0

Nga Jozefina Topalli

25 Prilli do te shenoje jeten e qytetareve edhe per nje dekade.

Vendimet qe do marrim kesaj rradhe do percaktojne jeten e brezit te ri.

Nese nuk keni pune, ngrijuni e votoni kundra kesaj qeverie dhe kesaj klase politike qe nuk u kujdes per qytetaret e saj.

Advertisement

Nese jeni detyruar te mbyllni biznesin keni mundesi qe pas 26 Prillit te sillni nje tjeter perspektive per biznesin tuaj ne vacanti dhe ate ne pergjithesi.

Nese nuk respektohet meritokracia dhe pensionet tuaja jane jo dinjitoze, keni mundesine qe te reagoni me voten tuaj te protestes.

Vendi yne ka nevoje per nje zhvillim ekonomik te qendrueshem e te fuqishem. Per kete duhen reforma strukturore, duhen ide inovative, duhet financuar zhvillimi i metejshem i teknologjise se informacionit, duhet bashkepunuar me partneret ne sfiden e ndryshimit te klimes duke u pergatitur per te zgjidhur edhe ceshtjen e permbytjeve.

Vendi ka nevoje per hapjen e vendeve te punes, ka nevoje per investime vendase dhe te huaja. Shqiperia ka nevoje per miremenaxhim te parase publike , per transparece dhe shtet ligjor. Shqiperia ka nevoje per shkolle cilesore dhe sherbim mjekesor te garantuar per te gjithe.

Advertisement

Qeveria bashke me tre kryetaret e Partive i qendrojne larg interesit publik. Te provuar dhe te deshtuar ne te gjitha pozicionet qeveritare qendrore e lokale ata kane deshmuar eksperienca qe kane kaluar nga skandalet te panumerta ne te akuzuar per akte korruptive te njepasnjeshme. Qytetari nuk ka qene asnjehere fokusi i tyre.

Eshte pergjegjesia e tyre qe sot kemi pensionet me te ulta ne Europe.

Eshte pergjegjesia e tyre qe te rinjte duan te ikin mbasi i kane hequr cdo mundesi e perspektive per te ndertuar jeten ne vendin e tyre.

Eshte pergjegjesia e ketyre 3 personave qe intelektualet po ashtu po ikin.

Advertisement

Ngrijuni kunder 3 kryetareve te korruptuar dhe premtimeve te tyre boshe e qesharake.

Votoni kunder 3 genjeshtareve qe premtojne se do hani me luge ari, kur vendi perjeton nje krize shendetesore dhe ekonomike tej te veshtire.

Boll me genjeshtra! Boll me keqqeverisje! Boll me korrupsion.

Vendi ka nevoje per udheheqes te pakorruptuar!

Advertisement

Levizja per ndryshim eshte e qarte.

Ajo ka nje plan real te bazuar ne 4 pika qendrore.

• Marrja në kontroll e krizës shëndetësore

• Mbajtja në jetë e ekonomisë dhe mbështetje për politikën monetare

Advertisement

• Mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta dhe bizneset përmes granteve, kredive dhe lehtësimeve ndaj borxhit

• Investim në infrastrukturën jeshile dhe dixhitale sapo pandemia të merret nën kontroll.

Largimi i Edi Rames, Ilir Metes dhe Lulzim Bashes nuk eshte ndryshimi qe mendojme, por eshte kushti dhe shansi per te ndertuar shpresen e ndryshimit.

Ka momente ne jete kur duhet te merren vendime te forta.

Advertisement

Ky eshte shansi yne per te t iu pergjigjur kesaj thirrje.

Ky eshte momenti. Kjo eshte koha per te larguar 3 shahistet, dhe per t’iu rikthyer punes, per te hapur dyert e mundesive per te rinjte; per te rimekembur vendin e per t’i treguar cinikeve, atyre qe dyshojne por edhe atyre qe thojne se nuk eshte e mundur largimi i tyre… se ata gabojne.

Shpresa e ndyshimit eshte vetem 70 dite larg!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit