minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Ju thoni çka doni, po gjendja është e rëndë”

0
“Ju thoni çka doni, po gjendja është e rëndë”

Nga Milaim Zeka

Kosova eshte vendi i pare ne bote, per koke te banorit me infektime. Vend i varfer, vend me papunesine me te larte, edhe ne rajon.

Kryeministri i vendit shkon neper varrime e mbane fjalime sikur me kane Mulla Osmani, e jo kryeministri i vendit. Nje diplomat i larte perendimor, kur e kishte pa kryeministrin ne kete varrim, me beri nje pyetje: Personi i vrare, a ishte zyrtare e shtetit, ai ishte police, deputete, apo çka ishte? Politikanet marrin pjese ne varrime te zyrtareve te shtetit, dhe nuk mbajne fjalime. Albin Kurti eshte dashur ta inkurajoj Keshillin Prokurorial per ta shkarkuar Lumezin, kjo eshte puna e shtetit, tha ai.

Po jo, kryeministri shkon edhe neper ekspozita, flet edhe per piktura. Nje gje nuk e kam kuptuar Albin Kurtin: Pse nuk doli ne aeroportin “Adem Jashari”, edhe me mbajte nje fjalim te zjarrte, para mijera mergimtareve, pastaj me ja leshu rendin Donikes e me ju thane qe mos me harru e mu kthu me 15 tetor per vota, se nuk ka rendesi a jeni a nuk jeni te infektuar, kryesorja me na votu, keshtu qe edhe nese vdisni, shkoni ne xhenet me voten e dhene per ne.

Advertisement

Ketu nuk ka rendesi qe ekipet tona te kujdesit shendetesor punojne 24 ore, e rroga qe e marrin nuk ju del as per higjenen e trupit.

Kryeminister, hiq mos u merr me pandemine. Tash po e izolin prap Kosoven, sepse mekanizmat e tu te shtetit thane hapnu 100 perqind. Tash mbyllnu 100 perqind.

Restorantet, hotelet, po i shkaterron. Aman vetem keto fabrikat qe prodhojme makina, mobil telefona, kompjutera, mos na i mbylle. Ne “jemi” vend industrial, nuk jemi si Gjermania e Suedia, qe prodhojne vetem domate e kastraveca.

Mundohu krejte per fund, me pergadite nje fjalim per me ja merdhi Vuqiçit. Aman qe kur vdesim nga Covidi, te koka, personeli shendetesor me na lexu fjalimin tend, qe edhe ne te themi: Ja ka ftofe bre. Ja ka merdhi…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit