minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama

0

Nga Artan Gjyzel Hasani

Dëgjo, Lulzim Basha dhe ju krerët butaforikë të Opozitës reale dhe të asaj fallco!

Vota që ju kërkoni nga ne u duhet kushtëzuar me një çështje gangrenë të pothuajse 30 viteve:

Nëse ti kërkon votën e të djathtës reale, duhet të bësh një pakt luajal  me të djathtën reale të vendit, ish të persekutuarit dhe familjet e viktimave të diktaturës.

Advertisement

Duhet të distancohesh publikisht dhe realisht nga parrulla përdhosëse e idealit demokratik “bashkevuajtës e bashkëfajtorë” që e solli vendin në këtë derexhe.

Nëse ti kerkon votën tonë duhet të krijosh një Task Forcë apo Agjenci Hetimi të mandatuar për identifikimin, kapjen, ekstradimin dhe nxjerrjen para gjyqit të të gjithë kriminelëve të Diktatures kudo që ndodhen, në Shqipëri apo nëpër botë, në shëndet të plotë, në vilat e tyre, nëpër azile apo edhe në shtratin e vdekjes, nënshtetas të huaj apo shqiptarë.

Një Task Forcë të përbërë nga prokurorë, investigues, ekspertë, juristë, diplomatë, me “carta bianca” për të vepruar të pavarur nga askush, veç ligjit.

Nëse ti kërkon votën tonë ky duhet të jetë një kusht paraprak dhe i vetëm për t’u zbatuar sapo të vini në pushtet, në trajtën e një marrëveshjeje të vulosur e firmosur nga të gjithë palët e interesuara në shkëmbim të votës.

Advertisement

Nëse ju nuk e pranoni këtë pakt atëherë nuk do keni kurrë votën e kërkuar!

Nuk mund të lejohet akoma krim pa ndeshkim.

Vetëm një popullatë e përbërë nga zarbo dhe maskarenj do ta lejonte në vazhdimësi këtë mungesë të ndëshkimit.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë për KRIMIN më të madh të kryer në tërë historinë e atij vendi kundër vetë popullit të vet!

Advertisement

Kombet dinjitoze e kanë bërë dhe e bëjnë akoma këtë!

Dëshmo që nuk je edhe ti një politikan rrëmbythje si të gjithë ata që kanë drejtuar këtë vend në pothuajse 30 vitet e fundit.

Dëshmoje, Lulzim Basha antikomunizmin që ishte një nga kolonat me të cilat mburrej në fillim ajo PD, përndryshe nuk do kesh fytyrë e as gojë të përmendësh fjalën “diktaturë komuniste, krimi komunist” e të tjera shashka propagandistike që ia hidhni votuesit tuaj.

Shqiptarët NUK kanë qenë kurre “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, slogani më djallëzor i demokracisë.

Advertisement

Shqipëria nën diktaturë ka pasur njerëz të vuajtur e të dobët nga njera anë dhe kriminelë e fajtorë që i kanë duart me gjak nga ana tjetër, dhe sot në demonkraci ka krim pa ndeshikm.

Nëse nuk ndëshkohet krimi më i madh në historinë shqiptare, nuk do të ketë kurrë as paqe sociale e as rrugëtim të ndershëm demokratik drejt prosperitetit ai vend.

Dhe krimi nuk ndëshkohet me mbledhje e konferenca mbushur me slogane antikomuniste, por me marrjen zvarrë të individeve te denoncuar kriminele të Diktaturës në rrugen e duhur ligjore dhe me mjetet e duhura kudo qofshin dhe përballja e tyre individuale me ligjin për krimet e bëra.

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama, Meta e vargani i politikanëve dalëboje!

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit