minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime

0
Ka prova që në bllokimin e Rinasit ka marrë pjesë edhe Ilir Meta, priten arrestime

Nga Spartak Ngjela

Pavarësisht se reforma në drejtësi është vepër e politikës amerikane për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni oriental që po e sundon në një shekull; në historinë e re të Shqipërisë të çliruar, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, do të nderohet historikisht si një reformatore e madhe në ndihmë direkte të shoqërisë shqiptare, dhe si një zonjë me moral të lartë që ka ndihmuar drejtpërdrejti në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ajo po tregon se, edhe si një diplomate me vullnet të të hekurt, po iu jep shqiptarëve në Shqipëri mundësinë për të vendosur drejtësinë shoqërore. Dhe kjo nuk është pak.

l.Në lidhje me atë që shprehëm më lart, qëndrimi i saj i djeshëm me theks të hapur për reformën në drejtësi, e vendosi atë përfundimisht në Historinë e re të Shqipërisë. .

Advertisement

Yuri Kim u shpreh hapur se reforma ne drejtësi është detyra e saj kryesore dhe ajo do të shkojë kësaj çështjeje deri në fund.

Pyetja që na duhet të ngremë këtu është kjo: a ka mundësi që ambasadorja e superfuqisë botërore t’u zotohet shqiptarëve në emër të Shteteve të Bashkuara dhe ky zotim të jetë i kotë? Kjo është një pamundësi absolute.

Por me anë të saj kuptohet qartë se, për politikën amerikane, çështja e reformës në drejtësi, është një çështje e mbyllur: ajo do të shkojë deri në fund; dhe, bashkë me të, edhe reforma antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shqiptare.

ll.Pse po tregohet kaq aktive ambasadorja e Amerikës në Tiranë, dhe pse pikërisht tani?

Kjo na jep të kuptuar se, ndërkohë që SPAK është i ngritur tashmë, arrestimi dhe goditja penale kundër të korruptuarëve të nivelit të lartë politik në Shqipëri, është shumë e afërt.

Advertisement

Sidomos pas skandalit të kontrollorëve ajërorë të Aeroportit të Rinasit, që kërkuan të bllokonin ardhjen e trupave ushtarake amerikane në Shqipëri. Pikërisht për këtë, çështja është bërë shumë e mprehtë, se në këtë ndërmarrje kriminale që të çon drejt terrorizmit, ka fakte si prova që në të ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Por, arsyeja faktike nuk e përjashton as mundësinë e pjesëmarrjes në të edhe të shërbimit sekret rus.

Pikërisht për këtë, na del në pah lidhja midis ngjarjes së Rinasit dhe ashpërsisë së fjalës së djeshme të ambasadores Yuri Kim, në lidhje me antikorrupsionin dhe sigurinë që ajo dha edhe për suksesin e pritshëm të reformës në drejtësi.

Sipas fjalës së saj, kuptohet që politika amerikane ka mendimin se ngjarja e Rinasit është përpjekje kundër stërvitjes ushtarake të NATO-s në Shqipëri dhe, njëherësh, edhe për pengimin e reformës në drejtësi dhe luftës antikorrupsion, të cilat janë të lidhura organikisht me njëra-tjetrën.

Për të gjitha këto, shqiptatët po presin me optimizëm fillimin e proceseve penale kundër të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit