minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

0
Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

Nga Alba Malltezi

Në të vërtetë ngjarja e filmit argjentinas “Qytetari i nderit” (El ciudadano ilustre) zhvillohet në qytetin e vogël Salas, në një zonë rurale të Argjentinës, por pabesueshmërisht dinamikat e tij janë të ngjashme me atë që shkrimtarit tonë Ismail Kadare, kandidat për çmim Nobel, i ka ngjarë e vazhdon t’i ngjasë sot e kësaj dite.

Filmi i Mariano Cohn dhe Gastòn Duprat u prezantua në festivalin e filmit në Venecia në 2016. Aktori Oskar Martinez është në rolin e shkrimtarit nobelist Daniel Mantonavi, i cili refuzonte ftesa, takime e çmime nga e gjithë bota, përveç njërës. Letra e kryebashkiakut të qytetit të tij të lindjes, Salas, e preku.

Ata kanë menduar të vendosin një bust të nobelistit dhe ta nderojnë me titullin “Qytetar Nderi”. Nuk shkonte në qytetin e lindjes pre 30 vitesh, ndoshta ishte koha të prekte e të takonte njerëzit dhe dheun nga kishte dalë.

Advertisement

Pritja ishte pompoze: banda e qytetit, fjalime e nderime pa fund, që në të vërtetë ishin fillimi i fundit… Për shkrimtarin çdo orë, çdo ditë në qytetin e lindjes me një shpejtësi marramendëse, po shndërrohej në hapjen e kapakëve të puseve të thella të xhelozive, zilive dhe egove të sëmura të njerëzve të provincës.

Cilindo që takonte, edhe portierin e hotelit, apo shokun e fëmijërisë do të përballej me vjersha apo tregime të tyre që haptazi pretendonin të ishin në mos njësoj si romanet e nobelistit, ndoshta shumë më mirë. Pra thelbi: Cfare ke ti më të mirë se gjithë ne të tjerët?

Madje ti je më keq, sepse na ke harruar, nuk ke bërë asgjë për ne, ke këto e ato huqe… Inati e tërbimi rritej dita ditës sa u shndërrua në dhunë e nga dhuna në të shtëna ndaj nobelistit, i cili ja mbathi andej nga kishte ardhur duke parë bustin e tij të rrëzuar.

“Nemo propheta in patria” thonin latinët për të cilësuar se askush nuk merr lavdi në vendin e tij e kjo shprehje nuk e ka ndryshuar profecinë e saj edhe sot e kësaj dite.

Advertisement

Dhe Kadare e di mirë se çfarë mund të dalë nga kazanët e zilive dhe keqdashësive në provincën shqiptare, ndaj ka zgjedhur të mos i prekë, t’i lerë të qetë pavarësisht egërsisë së sulmeve, sikur të kishte parë e shkruar qindra vite më parë ai vetë historinë e nobelistit Daniel Mantovani që desh e vranë në qytetthin e vogël Salas, në një zonë rurale të Argjentinës.

Kadare, meriton Nobelin edhe vetëm për heshtjen e tij profetike, për të mos përfunduar edhe ai si Daniel Mantovani nëse pranon ftesat e provokimet në vendin e tij të lindjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit