Katër momentet qe më lidhin me gazetën Koha Jonë

Nga Arben Bllaci

1.Ne Lezhe do gjykoheshin Sander Frangaj dhe Martin Leka. Avokate te tyre qene Spartak Ngjela dhe Perparim Sanxhaku. Papi ishte nisur nderkohe per ne Lezhe, kurse avokat Ngjela nuk kishte me cfare te ikte. U takuam rastesisht nje dite para dhe i thashe te iknim bashke, sepse une e kisha per te shkuar ne ate gjyq me makinen e BSPSH. Ashtu beme. U nisem qe ne mengjes dhe arritem ne Lezhe, neper nje stuhi te papare shiu dhe permbytjesh. Gjyqi u be thuajse ne erresire, pa drita. Pas gjyqit u nisem per Tirane. Rruget qene nje tmerr dhe ne na ra goma e makines “Jeep”. Gome rezerve nuk kishte dhe trecerekun e rruges gjer ne Tirane e kemi bere me disk, sepse gomisterite s’kishin drita dhe qene mbyllur.

2.Ne vitin 1997, detyrimi i gazetes ndaj shtypshkronjes “Demokracia” kishte kapur shifren 130 milione leke. Une isha presidenti i bordit administrues te shtypshkronjes. Ky detyrim ne njeren nga ditet qe gazeta kishte lajmeruar botimin e nje liste njerezish te pushtetit abuzues me piramidat qe kishin plasur nderkohe, u perdor qe botimi i gazetes te bllokohej. Shtypshkronja “Demokracia” ishte e vetmja ne vend qe mund te perballonte tirazhin njeqind e ca mije kopje te gazetes. Urdheri dihej se nga erdhi dhe edhe nese nuk e them une nenkuptohet qarte qe ishte i presidentit te vendit. Drejtori i shtypshkronjes me njoftoi per urdherin gojer per te mos e shtypur gazeten me shkas borxhin. Nikolle Lesi ishte terbuar nga deshperimi. Drejtorit te shtypshkronjes i thashe se me kete problem do merresha vete. Komunikova me Lesin dhe i thashe qe ishte zero mundeisa e shtypit pa paguar. Ne nje moment Nikolla me thote:

– Po nese gjej leket sot gjer ne darke, ke bythe ta shtypesh?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Po. – thashe une i sterbindur qe s’kishte sesi t’i gjente kurre aq leke ne nje dite.

Por mrekullia ndodhi. Nikolla i gjeti leket ne nje banke te Tiranes dhe une urdherova me shkrim dhe pergjegjesine time qe gazeta ta shtypej dhe ashtu ndodhi. Te nesermen gazeta u botua me tirazh te plote.

Ne oren 12 te asaj dite presidenti Berisha lajmeroi kofernece shtypi ku per habione time te lemersur e shpalli: “Gazeta Koha Jone eshte parlamenti i fjales se lire”!?

3.Ne vitin 2000 u emerova drejtor i shtypshkronjes “Demokracia”. Nje nder punet e para urgjente qe duhej te beja ishte verifikimi i detyrimeve te gazetave, te githe gazetave te vendit pothuaj, mes tyre edhe Koha. Ishte pune e veshtire te merrje leke te Lesi, sepse edhe ai e kishte te veshtire t’i mblidhte. Pas disa ultimatumeve, urdherova qe tirazhi i saj ne nje peridhe tremujore nga 10 mije kopje, te shtypej vetem 2500, me paralajmerimin se do shtypej ndoshta vetem per biblioteke. Ishte hera e pare qe gazeta Koha njihte kete ulje drastike tirazhi dhe njeheresh autoriteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4.Ne vitin 2003 ne mos gaboj, inicova nje nisme per shuarjen e borxhit prej 800 milionesh qe gazeta Koha kishte krijuar me shtypshkronjen “Demokracia” qe ne kete kohe e drejtoja une. Pasi sigurova votimin e bordit, se bashku me Ylli Rakipin, ne zyren e Lesit, ne prani te noteres M.SH u nenshkrua falja e detyrimit te gazetes, kundrejt derdhjes kash te 150 milione lekeve ne llogari te shtypshkronjes.

Keto kujtova tek pashe ne Top nje dokumentar perkujtimor ku flasin dhe s’kuptoj pse jane protagoniste sot, njerez qe ne ate periudhe ishin vetem reportere rrethesh te kronikes.

Protagonizmi ne kete vend, eshte pozicioni qe rrembehet me se lehti se gjithcka tjeter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";