minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Këta janë shqiptarët terrorist-islamik për të cilët ju kam paralajmeruar vite përpara

0

Nga Arbana Xharra 

Këta janë shqiptarë terrorist islamik për të cilët u kam paralajmeruar tash sa vjet.

E di që keni me thënë s’janë këta shqiptarë.

Po shqiptarë me letra janë. Si ka mundësi të flisni e ankoheni për “Islamofobi”, që s’është, e kurr nuk kërkoni të luftohen këta që për çdo ditë na shfaqen me fytyra – këta terroristët: në Siri, në Turqi, në Vjenë, në Shkup …

Advertisement

E di se as tash si para 10 vjeteve s’keni duru me ju pyet: nga dolën këta terroristë?

Kush i indoktrinoi dhe sa janë? Më keni kundërshtu duke thënë se jnë pak. Por na doli që janë shumë ngase tash ua pamë fuqinë: e mbyten Tetovën, Prizrenin dhe plotë qytete tjera, i lanë pa fytyrë, pa gëzim.

Kush i përgatit këta: ne të gjithë? Këta propagandojnë jo vetëm xhamive por edhe mediat, shkollat dhe shtetet i kanë marrë peng – me pare natyrisht. Paguan dikush mirë. Kush? Beogradi, Ankaraja, Shkupi, Katari?

Të gjitha bashkë investojnë. Kanë investuar dhe investojnë për këtë ditë, për të thënë; ja fytyra e vërtetë e këtyre Ilirëve dhe Kastriotëve që shpëtuan Evropën ne shek.15…

Advertisement

Serish do të më shani mua që jam Islamofobe, sërish do heshtin plot si zuzarë, sërish do të votoni parti që koketojnë me këta dhe sërish nesër kur ua nxjerrin fytyrat si këta, do të thoni jo more çka , s’janë këta sqhiptarë. Ecni bindeni botën jo mua.

Terrorist islamik nuk është vetëm ai që kapet – në shoqëritë tona ka shumica të mëdha myslimane që mendojnë si këta, vetëm se ushtrojnë durimin. Kjo është e vërteta.

Hidhnja shikimin majtas, djathtas ose shikoni kanalet e Prishtinës, Tiranës, Shkupit dhe bindeni saora.

http://www.gazetatema.net/2020/12/28/arrestohen-tete-persona-ne-maqedonine-e-veriut-dyshohen-si-anetare-te-isis-it/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit