minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kë përfaqëson ministrja jonë e Jashtme në botë, Shqipninë apo Kosovën!?

0
Kë përfaqëson ministrja jonë e Jashtme në botë, Shqipninë apo Kosovën!?

Nga Halil Matoshi

Pse zyrtarët e shtetit fshiheni mas flamurit shqiptar?

Kë përfaqëson ministrja jonë e Jashtme në botë?

Shqipninë apo Kosovën!?

Advertisement

Shembull i thjeshtzuem: A bën vaki që nji ministre e Zvicrës gjermane me e shoqnu statusin e saj në Facebok me flamurin e Gjermanisë?

Jo. Kurrë!

Edhe zyrtarët e Qipros – shtetit të ndarë në dy entitete, në publik dhe në institucionet e BE-së e përdorin flamurin unik qipriot, kurse Kosova asht shtet unitar dhe zyrtarët shtetëror të saj përdorin flamurin zyrtar të Republikës së Shqipnisë!?

Pse në anën tjetër akuzohen serbët e Kosovës për mungesë lojaliteti ndaj kësaj Republike?

Advertisement

Apo Kosova për beter t’dheut âsht shtet pa komb!?

Kjo që ndodh në Kosovë âsht thjesht mungesë besnikrie dhe lojaliteti ndaj Republikës së Kosovës.

Kjo nuk ndodh askund në botën e 192 kombeve, anëtarë të OKB-së.

Shtetarët kosovarë, falë narrativës ideologjike-enveriste për historiografinë janë totalisht injorantë për idenë e shtetit kombëtar dhe përfaqësimit të unitariterit të tij.

Advertisement

Amatera, pa kompas, pa qëllime e ideal shtetnor.

P.S.

Ministrja Donika Gërvalla – Schwarz ka jetu në Zvicër dhe e di saktë që në Konfederatë kjo nuk ndodh!

Vërtet askund në botë zyrtari i nji shteti nuk shfaqet në publik me sumbolin kombëtar të nji shteti tjetër, pos në takime zyrtare, kur shfaqen flamujt e dyja shteteve!?

Advertisement

May be an image of tekst

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit