minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

0

Nga Alba Malltezi

Vrasja e të riut Klodjan Rasha dhemb shumë. Nuk ka njeri që meriton këtë fjalë të mos ndjejë trishtim e dëshpërim për një të ri që nuk jeton më. Mendojmë për familjen, shokët e miqtë e tij. E tmerrshme.

Nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë vrasin, ashtu sic ka dhe uniforma blu heronj, por do të ishte hera e parë që ne si qytetarë ta pretendojmë me forcë dhe të presim hetimet me durim. Eshtë hera e parë që të presim e të mësojmë atë që ndodhi atë natë mes policit dhe djalit të ri. Pastaj të gjykojmë. E mbani mend kryekomisarin e policisë që vrau bashkëshorten e tij Erietën?

Po funksionarin e SHIK që përndoqi e vrau Aldën e re dhe nënën e tij? U mbrojtën, u fshehën e u ndihmuan nga njerëz të shtetit, por e vërteta dhe drejtësia, edhe pse calamane e bëri rrugëtimin e saj. Nuk e ka bërë në të tjera raste, si në ngjarjet e Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, por nuk do të vonojë, drejtësia herët e a vonë do të vijë.

Advertisement

Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet. Eshtë një frymë e re që kërkon, pretendon drejtësi në qytet, por është një frymë kaq e vjetër tashmë në këto 30 vjet që përfiton e shkatërron, që përfiton e deformon, që përfiton dhe dhunon.

Kjo është ndarja që duhet të bëjmë. Tirana, Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe qytetari. Janë të dyja rrugë kaq të vështira, delikate, të thella që po na mundojnë. Të gjithëve pa përjashtim, të majtë, të djathtë, të qendrës dhe pa parti. Duhet të vijë një ditë që të gjithë si shqiptarë duhet të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë e të mbulojmë me tymin e urrejtjes e të dhunës të vërtetën. Do të vijë kjo ditë, s’kemi nga të shkojmë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit