minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kohë të trishta njerëzore

0

Nga Jona Dervishi

Papritmas e pakuptuar u futëm në një dimension tjetër të të jetuari. Jeta njerzore pësoi “mutacion” duke na transformuar në tërësi. Nxitimi i madh që kish kapluar botën moderrne në çdo fushë të saj befas ndaloi si një mbajtje fryme pa paralajmërim!

Aeroporte të mbyllura, dyqane, bare e restorante të hapura me orar të kufizuar. Ambiente të programuara për distancë fizike. Dezinfektues në çdo derë shtëpie, ambientesh publike, e kudo ku njeriu shkel për nevojat e tij.

Puthje të padhëna brenda një maske që i mban peng! Përqafime me mall të transformuara në dy grushtë që puqen jo më gjatë se 3 sekonda. Termometra e oksimetra që blihen masivisht , farmacitë janë kthyer në “tempuj” ku njerëzit gjejnë ndopak “shpëtim”

Advertisement

Kudo në ajër thithet aromë lajmesh të keqija. Kohë vërtetë të trishta njerëzore. Kohë ku arti, kultura e sporti janë kthyer në “përrallë nga e kaluara”.

Nuk do ta kishim menduar kurrë ose ndofta thjesht mund ta kishim imagjinuar që filmat me fantashkencë do të kishin qenë profeci e shpallur në ditët e sotme. Raporti human që pëson“mutacion online”.

Vetë natyra njerëzore është e tillë që skepticizmi dhe paranoja paradoksalisht të jetojnë së bashku në mendjen tonë, me këtë frazë i referohem dhe vaksinës së vetë virusit që na ka futur në këtë botë dileme të re e të panjohur për ne.

Vaksina shihet nga sytë tanë herë si shpëtimi dhe rikthimi në botën e vjetër e te “lumtur” e here si nje fenomen skeptik qe mund ta përkeqësojë këtë botën tone të re tashmë të frikshme!

Advertisement

Gjithmonë kam besuar në Zot por dhe kam menduar se shkenca është pikërisht ajo ç’ka vetë Zoti e ofroi për një  jetesë më të mirë ose në rastin tonë konkret për“mbijetesë”.

Ndaj “Moderna dhe Pfizer” janë sot dy emra që lakohen pafund dhe ndriçojnë në fund të atij tuneli të errët e të gjatë që të shpresojmë të mos jetë drita e një treni tjetër kalvari drame ,për historinë e rracës njerëzore.

Unë besoj shumë, madje dëshiroj akoma më shumë se sa besoj që këto kohë të trishta, të mbeten vetëm si një kujtim i keq, i largët dhe i paparsëritshëm i jetës tonë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit