minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!

0

Nga Altin Ketro

Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.

Nga ana tjetër LSI-ja shpaloste disa piketa që nuk përkonin kurrkund me ato të Partisë Demokratike, përveç dakordësisë për taksën e sheshtë 9 për qind.

Kurse nga partitë e tjera nuk dëgjuam asgjë programore, por siç duket, ato janë dakord me programin e PD-së. Ec e merre vesh çfarë partish janë këto që u ka humbur baza identitare dhe janë kthyer thjesht si “apendicit” i partisë më të madhe që i udhëheq.

Advertisement

Afërmendsh, kur pranojnë që të humbin personalitetin e krijuar ndër vite (PR dhe PAA janë parti të pluralizmit politik) dhe pranojnë të futen nëpër listat e një partie tjetër, që siç justifikohen, do “maksimizojë” votat brenda opozitës. Dakord, kanë zgjedhur këtë formulë, e cila nuk është e re për disa prej tyre, të cilat kanë qysh nga viti 2009 që nuk e dinë as vetë sa vota merr partia e tyre në rang kombëtar.

Tani për një moment le të imagjinojmë se ky konglomerat partish do të vijnë në pushtet. Nisur edhe nga marrëveshja që çifti Basha- Kryemadhi lidhën mes tyre, ku e përcaktuan ndarjen e pushtetit sipas rezultatit në zgjedhje, ajo që do kuptojnë shqiptarët pas kësaj është kjo situatë: ministritë e LSI-së, drejtoritë e Idrizit, shefat e Dukës, sektorët e Dules e Ndokës e kështu me radhë, një shkalafitje e Shqipërisë në bazë të 15 partive që përbëjnë koalicion opozitar.

Që nga djegia e mandateve në shkurt 2019, Lulzim Basha u detyrohet shumë partive të tjera që iu bashkuan marrëzisë së tij. Ata i qëndruan besnikë në këtë drejtim duke e ndjekur në çdo greminë që ai i çonte.

Në këto kushte, Lulzim Basha do të jetë një duarlidhur, sidomos prej babëzisë së LSI-së dhe çiftit grabitqar Meta- Kryemadhi. Ashtu siç dridhet një zinxhir floriri në gisht, ashtu do dridhet Lulzim Basha prej këtij çifti, duke ua plotësuar atyre çdo dëshirë për të qeverisur të qetë në pashallëqet që do kërkojnë nga llokma e pushtetit.

Advertisement

Është shumë e lehtë ta imagjinosh se çfarë qeverisje do të kemi pas kësaj. Mjafton që të kujtojmë çfarë bënte LSI-ja në bashkëqeverisje me Berishën dhe, LSI-ja në bashkëqeverisje me PS-në, për ta pasur të qartë tablonë. Kur LSI-ja arrinte që me votat e saj përcaktuese të krijonte vatra infeksioni edhe pse ishte nën vëzhgim nga personalitete të forta si Berisha dhe Rama, nuk ka nevojë për përgjigje se çfarë do të bëjë kjo parti me Lulzim Bashën që njihet për karakter shumë të dobët.

T’ia besosh të ardhmen e vendit këtyre partive me mentalitet primitiv e hakmarrës, me vizion të munguar e që nuk shkon dot përtej pragut të selive respektive e interesave personale të kryetarëve, do të ishte një fatkeqësi për brezat e rinj të cilët do të duhet që të vuajnë paskëtaj, etapat që pushteti dritëshkurtër i Sali Berishës ua dogji prindërve të tyre në vitet ’90-të. Katër vitet që Lulzim Basha ua çoi dëm qytetarëve të Tiranës kur qeverisi kryeqytetin, nuk duhet të përsëriten më në 4 vite të humbura në qeverisjen e Shqipërisë!

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit