minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Konsekuentë deri sa të shohin zarfin me para…

0
Konsekuentë deri sa të shohin zarfin me para…

Presidenti Hashim Thçi dhe diplomati amerikan William Walker

Nga Enver Robelli

William Walker me vite të tëra ka qenë kritik i rreptë i “elitës” politike të Kosovës. Sipas tij, kjo “elitë” e ka harruar Kosovën dhe i është përkushtuar vetëm një misioni: plaçkitjes së vendit dhe keqqeverisjes. Kritikat e tij Walker i shprehte me ton dramatik.

Për shkak të rolit të tij historik në tregimin e së vërtetës mbi masakrën e Reçakut, fjala e Walkerit kishte peshë në Kosovë.

Advertisement

Për kosovarët ai ishte një lloj gjyshi amerikan që luftonte për një kauzë të drejtë. Si shumë ndërkombëtarë edhe Walker ishte konsekuent deri sa e pa honorarin.

Siç u bë e ditur, nga zyra e presidentit Walker merr tani çdo muaj 7 mijë euro; kontrata e parë e nënshkruar ka një vlerë prej 35 mijë euro.

Edhe kjo kontratë është nënshkruar me qëllimin e mjegullt: Walker pritet të këshillojë zyrën e presidentit lidhur me intergrimet euroatlantike.

Se çfarë mund të ndihmojë e këshillojë një diplomat i pensionuar që prej vitesh nuk është aktiv askund në jetën publike në SHBA (Walker është i lindur në vitin 1935) mbetet fshehtësi.

Advertisement

Nëse William Walker ka pasur aq shumë nevojë për 35 mijë euro, besoj se qytetarët e Kosovës, por edhe komuniteti patriotik shqiptar në SHBA shumë shpejt do të kishin mbledhur këtë shumë.

Me këtë kontratë me zyrën e presidentit të Kosovës edhe Walker, si shumë ndërkombëtarë para tij, lë përshtypjen se kritikën e harron sapo të shohë kuletën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit