Kryeministrit i ka rënë shteti, ai bën avokati vulgare

Nga Spartak Ngjela 

Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë.

Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.

Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirmsojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj.

Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.

Duhet të japë dorëheqjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.

Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve.

Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.

Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!