minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në PD, (nuk) ka rënë miti “Berisha”?

0
Në PD, (nuk) ka rënë miti “Berisha”?

Nga Artur Aajazi

Ajo ç’ka vihet re dukshëm në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, padyshim mbetet ndër shumë gjëra të tjera, edhe ngritja apo rënia e mitit të “Berishës”. Doktorri mbetet vazhdimisht pika kulmore, nga ku “rrotullohen” dhe ujdisen të gjitha ngërçet që ka hasur dhe vazhdos të hasë Lulzimi, për drejtimin e asaj partie. Pavarsisht se në dukje, Lulzimi mundohet të ç’mitozojë emrin dhe hijen e Doktorit, duket se ai, nuk ja ka dalë të bëhet lideri, kryetari apo dhe zotëruesi i situatave delikate pa “puthur” dorën e tij, pa marrë mendimin dhe verdiktin e tij.

Ajo që konstatohet pa shumë vështirësi në partinë e demokratikasve, është ulje-ngitja e hijes dhe rreputacionit të Sali Berishës, dhe jo e Lulzim Bashës. Duke dashur ta bëjnë “lider historik” dhe të simbolizojnë gjithçka ndodhet brënda asaj force politike nën emrin e tij, duke dashur ta mbajnë të “ballcamosur” emrin dhe figurën e tij, edhe në vlerësimin e listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e vitit 2021, padyshim hija e Doktorit, mbetet si vula e fundit e saj. Por në të vërtetë, a ka rënë miti Berisha në PD, a po mundohet Lulzim Basha të errësojë dhe harrojë hijen e tij, a ka forcë ai të drejtojë partinë pa bërë “ta” fillimisht tek zyra e tij për të vendosur për çdo gjë ?

Natyrisht që Lulzimit do ti pëlqente të drejtonte i vetëm, të merrte vendime i vetëm, të vendoste vetë mbi listat, largimet, shkarkimet, afrimet, hapjen apo mbylljen e asaj partie, por aktualisht nuk mundet. Doktorri është njeriu i vetëm në Partinë Demokratike, që po e mban me forcë në këmbë hijen e tij, që po e mban me forcë “mitin” e tij, duke sfiduar hapur Lulzim Bashën, duke e detyruar atë shpesh të ndjehet inferior dhe i pavlefshëm, edhe faqe njersve të tij. Por humbjet e fundit, si dhe sidomos humbja e thellë që do të vulosë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në zgjedhjet e 2021, do të sjellë surpriza të “këndshme” në SHQUP. Kjo për faktin sepse Doktorri, edhe pse në pragun e “pensionit” të tij politik, po mundohet të jetë ndër emrat e parë në listën e re, por më kryesorja është se ai, ka gati “planin 10 vjeçar” të drejtimit të Partisë Demokratike, të cilin thuhet se do t’ja besojë dikujt tjetër, dhe jo Lulzimit. Kur të gjithë mendonin dhe besonin se, “Doktorri ka rënë në PD”, hija dhe miti i tij është lartësuar fillimisht brënda Lulzim Bashës, i cili nuk është i gatshëm dhe i sigurtë në hedhjen e hapave përpara, të cilat do ta shpëtonin atë dhe partinë nga udhëheqësi “historik”.

Advertisement

Kur Partia Demokratike pësoi humbjen më katastrofale në 2013, Doktorri do të deklaronte se “epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim. Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij”. Por Doktorri nuk ju përbajt deklaratave të tij, dhe kurrë nuk hoqi dorë nga drejtimi dhe kapja e PD. Ai e ka shkruar historinë e asaj partie në vetën e parë, duke ngulitur fort në themelet e saj dhunën, shkatërrimin, përjashtimin, zhgënjimin, humbjen dhe rrënimin. Qysh në lindjen e saj, Partia Demokratike u shdërrua në një arenë përplasjesh, ku u luajtën fate njerëzore, të atyre që guxuan të futen në politikë nga dera e saj, dhe që dolën prej andej të dhunuar, baltosur, zhgënjyer, kërcënuar apo dhe eleminuar. Lulzim Basha, është i destinuar të bëjë “artistin” duke lartësuar deri ditën e fundit që do të jetë kryetar partie, mitin e Doktorrit, emrin, bëmat dhe figurën e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit