minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kur morali i presidentit buron nga shkelje ligji me avull alkooli

0

Nga Sonja Llanaj

Në një shtet normal sot një president duhet të kishte dhënë dorëheqjen. U bë tashmë kohë që Ilir Meta nuk është më president i Shqipërisë (nëse ka qenë ndonjë ditë i tillë) por u bë kohë që nuk është më as lider i LSI ndaj vetëm ai e di se çfarë roli luan sot kur del në studio televizive dhe bën deklarata që do të pasurojnë leksikun si “deklaratat e Likes” pas pak kohësh. Mjafton 48 orë për të dalë në përfundimin që në një shtet normal sot, presidenti duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë.

Po e nis nga “molla e sherrit” ose domatja e sherrit quajeni si të doni: ditëlindja e Bes Kallakut. Nuk do moralizoj askënd në lidhje me ndalimin e festave dhe grumbullimeve, kam parë këtë vit mosfunksionimin e shtetit nga dritarja e instagramit ku numri i organizimeve tejkalonte atë të viteve të fundit, a thua se ky ishte pikërisht viti i dasmave dhe ditëlindjeve.

Por kur vjen puna tek presidenti (le ta lëmë jashtë zonjën e parë që nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonjë e parë e Shqipërisë, dhe mirë bën) ka një detyrim moral të dhjetfishtë. Së pari sepse është po ky president që ngjall ankth e panik duke lëshuar ultimatume dhe duke folur për kolaps. Së dyti sepse (le të flasim me gjuhën e tij) si komandant i ushtrisë shqiptare i takon atij të parit të sakrifikojë për atdheun një natë qejfi, alkoli e kërcimi.

Advertisement

Por ka një arsye tjetër se përse Meta duhet të dorëhiqet: “Nëse një polic prek një votë në 25 prill 2021 do të përfundojë më keq se policët e Mubarakut.” Pra le të ndalemi tek absurdi i një figure qesharake që kur vjen puna tek votat e 25 prillit dhe pushteti harron që është edhe president i atyre policëve, të cilëve si kreu i shtetit tonë (shoqëruar me puthje Kushtetute kjo fjali) nuk i takon aspak t’i tregojë se sa më keq do përfundojnë. E nëse “kush vjedh një votë do t’i pritet dora” na bëri të rrudhnim fytyrën kjo na bën të shqetësohemi për fatet e vendit.

Një arsye e tretë brenda 48 orëve për dorëheqje do të ishte edhe “Sjellja e opozitës gjatë pandemisë ka qenë korrekte. Askush të mos pretendojë që opozita të heqë dorë nga roli i saj në shoqëri”. Nuk është Basha jo, është presidenti Meta ai që po citojmë e pra unë nuk gjej aspak arsye përse na u dashka një president të mbrojë kaq shumë partinë që drejton gruaja e tij apo aleatë të saj.

Mbi të gjitha le të tregohemi realistë, opozita hoqi dorë nga ROLI i saj në shoqëri ditën që dogji mandatet, e fatkeqësisht me gjithë tentativat sërish nuk po arrin ta bëjë dot rolin e saj, veçse me foto morgu duke mosrespektuar as të vdekurit.

Për një gjë të jenë të sigurtë shqiptarët tha presidenti mbrëmjen e djeshme: ‘Shqetësimet e vetme të Presidentit në këtë periudhë pandemie, janë shëndeti, paratë dhe pronat e shqiptarëve.’ Vetëm se më lejoni t’i bëj një korigjim: Shqetësimet e vetme të Ilir Metës kanë qenë dhe janë paratë dhe pronat e shqiptarëve. Në emër të këtij shqetësimi ka nisur një paradë e shëmtuar e po na duhet të dëshmojmë degradimin e politikës së një shteti, i cili duket se është i dënuar të mbetet në tranzicion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit