minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kurthi i madh që i ka ngritur Lulzim Basha vetes!

0
Kurthi i madh që i ka ngritur Lulzim Basha vetes!

Nga Alfred Peza

Ndërkohë që mazhoranca po e fut dalëngadalë në shtratin e duhur natyror, procesin e brendshëm organizativ të përgatitjeve për fushatën zgjedhore, opozitarët kanë marë dylbitë e po komentojnë se çfarë po ndodh brenda gardhit socialist. E gjitha kjo e ka një shpjegim, e cila lidhet me faktin se opozitarët tanë ende nuk e kanë hedhur hapin e tyre të parë e konkret, drejt sfidës më të rëndësishme politiko- elektorale të 8 viteve të fundit.

Ka një ndryshim thelbësisht cilësor, mes startimit të punëve parapërgatitore nga socialistët dhe asaj nga “Opozita e Bashkuar” dhe minoranca në tërësinë e vet. Një ndryshim që e bën mazhorancën qeverisëse të jetë e qartë, e qetë dhe koshiente që tani për sfidën që ka përpara, drejt arritjes së objektivit për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Përballë 1001 pengesave, pikëpyetjeve, dilemave dhe problemeve që e presin lidershipin opozitar për të zgjedhur, drejt objektivit për tu rikthyer në pushtet.

Ndryshe nga PS që e ka të qartë që tani, se do të jetë e vetme në garën për zgjedhjet e pranverës 2021, ka shumë dilemma për tu zgjidhur në kampin e kundërt. Një nga pyetjet që po bëhet gjithnjë e më dendur është: PD dhe LSI, a do të jenë në një koalcion të përbashkët parazgjedhor, siç diktojnë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, apo do të dalin veç e veç? Nëse do të jenë bashkë, a është gati PD që ti ofrojë LSI rreth 50 emra në listën me 140 kandidatë në të gjithë Shqipërinë, sa edhe i takon po ti referohemi mandateve të tyre të 2017; 43/19?

Advertisement

Nuk e besoj se kjo është e mundur, ndaj duket e sigurtë që tani, që secila prej këtyre dy partive do të ketë koalicionin e tyre parazgjedhor. Pas kësaj, pyetja që shtrohet është: Sa prej aleatëve të sotëm më të vegjël, do të jenë në listën e PD dhe sa në atë të LSI? Si do ia heqin nga dora njëra- tjetrës partitë e tjera të vogla, për ti bërë pjesë të trenave të tyre paraelektoralë? Sa prej tyre, do të jenë pjesë e koalicionit paraelektoral të “Lëvizjes Demokratike Shqiptare”, ose partisë së re parlamentare të Mulsim Murrizit dhe Halit Valterit?

Të premten Presidenti i Republikës Ilir Meta nis konsultimet me kryetarët e partive për dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja. Bashkë me rënien e këtij kurioziteti procedurial, nisin edhe problemet reale për zgjidhje, në kampin opozitar. Probleme këto që përtej shikimit të përgjithshëm të kampit opozitar, fillojnë e bëhen më të shumta e më të mprehta, sa më thellë i futesh në mënyrë kapilare, problematikave të secilës prej dy partive kryesore të opozitës së rrugës.

Le të marim përshembull PD, e cila ndryshe nga PS që ka një grup parlamentar prej 75 deputetësh në Kuvend dhe drejton 60 nga 61 bashkitë e Shqipërisë, është fare jashtë sistemit politik e demokratik të vendit. Nëse socialistët në më të shumtën e tyre, e kanë të qartë që tani, drejtimin politik të zonave elektorale, të territoreve të bashkive dhe 12 qarqeve të vendit, opozitarët tanë janë ende shumë larg përcaktimeve përfundimtare të këtij elementi kyç për startimin e punëve në terren.

E dyta, PD dhe Kryetari i saj Lulzim Basha duke dashur që ti shmangen llogaridhënies për dështimet e dy viteve të fundit, nxituan në gusht për të hapur një proces për propozimin, grumbullimin, hartimin e listës, përzgjedhjen dhe seleksionimin e kandidaturave për deputetë. Pas qejfit të madh të futjes në këtë listë të çdo emri të mundshëm në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar numrin e tyre në rreth 4 000 persona, pas kësaj fillon edhe halli i madh real i PD.

Advertisement

Ka një mungesë totale transparence, për mënyrën sesi u përzgjodhën 946 kandidatët, në përfundimit të fazës së parë të seleksionimit. Gjithkush pyet sot brenda opozitës se mbi çfarë kriteresh u eleminuan 3054 kandidatët e tjerë. Kush janë emrat e tyre. Po ata që do të vijojnë të jenë në garë, kush janë? Pse janë aty ata dhe jo të tjerët që u hoqën? E kështu me radhë, deri në përfundim të seleksionimit të 140 emrave të ekipit kombëtar demokrat, që do të garojë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Sapo lista të shpallet, këtu do të shihni sesi do të shpërthejë “lufta e tretë botërore” brenda demokratëve që janë shquar për këtë gjë tashmë.

Se çfarë do ndodhë pas kësaj, askush nuk mund të parashikojë me saktësi që tani, por e sigurtë është se 3860 të seleksionuarit në këtë proces aspak transparent në kurriz të tyre, do të jenë automatikisht armiqtë më të mëdhenj të PD në zgjedhje. Të shpërndarë kudo nëpër Shqipëri, ata do ti shkaktojnë garës së opozitës, një dëm shumë herë më të madh, sesa të gjitha dobësitë e saj të mara sëbashku. Ky do të jetë ai momenti, kur si gjithmonë Lulzim Basha do të mundi vetveten, duke dashur që të mundë Edi Ramën, përmes hileve trashanike që fillojnë nga ato me të vetët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit