minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kush dëshiron largimin e SHBA nga Kosova dhe Shqipëria?!

0
Kush dëshiron largimin e SHBA nga Kosova dhe Shqipëria?!

Nga Pajtim Bello

Nëse deri një javë më parë aludohej tashmë, kur Parlamenti i Kosovës hodhi poshtë një rezolutë të Parlamentit, për detyrimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 (nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit Donald Trump), nuk ka asnj dyshim se zyrtarisht Kosova i ka vënë kufirin tek thana SHBA. Partia në pushtet në Kosovë, në atë kohë në opozitë, nuk e pati përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit; përkundrazi pati dekaruarar se “nëse ai do ta rimarrë sërish udhëheqjen e qeverisë, nuk do të jetë i obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit”.

Edhe si kryeministër Albin Kurti noton në ato ujra, pothuajse i palëkundur në qendrimin e vet. Qeveria Kurti është shprehur se marrëveshja e Uashingtonit nuk ka vlerë juridike. Vetë Kurti është shprehur se nënshkrimi i kësaj marrveshje nga ish kryeministri Hoti “në fakt është nënshkrim i një qëndrimi antikushtetues.”; kupto që jo  vetëm firma e Hotit pore tërë marrveshja cilësohet antikushtetuese. Dhe së fundi Parlamenti i Kosovës ia vuri vulën, Qeveria Kurti nuk është e detyruar ta zbatojë këtë marreshje. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me lora fjalësh pozitë-opozitë. Vendimi i Parlamentit të Kosovës, nënkupto i Albin Kurtit, i kthen shpinën asaj marrveshje që mban edhe firmën e Presidentit Amerikan të kohës.

Do të kishte njëmijë rrugë për të mos e zbatuar apo zvarritur por çuditërisht u zgjodh rruga e karshillëkut. U gjet forma më e drejtë për drejtë për ta poshtëruar Shtëpinë e Bardhë të SHBA, duke injoruar firmën e një Presidenti të sajë. Nuk është thjesh çështje e seriozitetit të një shtei apo të një kryeministri për të respektuar një marrveshje; është shumë më shumë se kaq. Zhvillimet gjeopolitike në rajon, kërkesa e Administratës Biden për ta respektuar marrveshjen në fjalë, përpjekjet e SHBA për të arritur marrveshjen e përfundimtare Kosovë-Serbi ku të jetë përfshirë njohja reciproke pa dyshim se janë momente që nuk iu vjen për shtat Vendimi i Parlamentit të Kosovës.

Advertisement

Parlamenti dhe Kryeministri i Kosovës në mënyrën më të papërgjgegjshme e hodhën topin e provokimit në fushën e SHBA, partnerit stratëgjik të shiptarëve. E përse vallë? Të jetë kryeneçësi ndaj Kryeministrisë Hoti si firmëtar i sajë? Po të ishte kështu pse duhej të hidhej poshtë marrveshja dhe të poshtërohej Shtëpia e Bardhë? Ky vendim nuk ka të bëjë fare me ish Kryeministrin Hoti. Është e qartë se objektivi është të goditet pozita e SHBA në Kosovë dhe në Rajon; ca më tepër të poshtërohen SHBA në opinionin ndërkombëtar.

Paska edhe shqiptarë që duan të largojnë SHBA nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga Rajoni! E pabesushme por kështu është, ka qenë kështu edhe herë të tjera!..Nuk duhet askush të fshihet pas deklaratave patriotike. Ky vendim është një dhuratë politike e diplomatike për Serbinë dhe për Rusinë si partner strategjik i sajë. E gjithë kjo sagë nuk do të kalojë pa lënë gjurmë dhe do të cënojë rëndë interest e Kosovë sdhe gjithë shqiptarëve në rajon. Sa shqiptarë janë këta që bënë këtë vendim, tashmë duket e qartë. Nuk ka pse të aludohet. Ky vendimia vuri vulën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit