minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Kush po i sjell paramilitarët në politikën shqiptare?!

0
Kush po i sjell paramilitarët në politikën shqiptare?!

Nga Ylli Pata

Ka kohë që në Shqipëri po tentohen të futen elemente të politikës së militarizuar tip “uniformat kaki” të Hitlerit, që janë realisht një krah i armatosur që arrijnë që të krijojnë me dajak  e zhurmë, një perceptim publik që nuk është. Në fakt, nuk ishin uniformat kaki, ata që e shpikën modelin, pasiu “gjenialiteti” i takon Benito Musolinit me këmishëzinjtë e Fascios.

Nejse kjo është një pjesë që i takon historisë e askush s’ka terezi për leksion, por realisht disa herë nga 1991, janë krijuar kushte dhe madje edhe janë përdorur grupe paralelë personash që kanë intimiduar dhe hyrë në terren për të trazuar publikun. E përdori mjaft mirë PD-ja nga 1991-1992, kur në Shqipëri ndodhën shkatërrimet e mëdha, por u kamuflua bukur me një dëshirë të madhe popullore për të ndryshuar dhe integruar në politikën perëndimore, pra me SHBA dhe Europën.

Por fiks politika e paramilitarëve është përdorur nga Serbia në mënyrën më të frikshme e të tmerrshme.

Advertisement

Paramilitarët si Vojislav Shesheli, apo Arkani nuk ishin thjesht vrasësa makabër që bënë kasaphanë në Kroaci, Bosnjë apo edhe Kosovë. Ata ishin një lëvizje politike që terrorizoi një pjesë të madhe të publikut serb, duke i futur në tru idenë e nacionalizmit të dhunshëm. Këta paramilitarë zunë edhe organizatat e tifozave të futbollit dhe krijuan bandat, që nga ana tjetër ishin mbretërit e narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

Aleksandër Vuçiçi, ka qenë një paramilitar, një nxënës i Vojislav Sheshelit, me detyrën për të krijuar një perceptim me dhunë, për të shënjestruar çdo zë ndryshe, çdo frymë lirie, e synimi është i qartë; për ta polarizuar shoqërinë në tradhëtarë e patriotë.

A nuk donte të bënte këtë Sali Berisha e Ilir Meta gjithë këto vite, vetëm e vetëm të ndalnin reformën në drejtësi. A nuk fliste Meta për “kosore e sopata”, kurse Sali Berisha u bënte thirrje javë pas jave njerëzve që “të armatosen”? Kështu ndodhi edhe para zgjedhjeve të 25 prillit me makinat e zeza me xhama të zinj, me syze të zeza, që vranë Pjerin Xhuvanin dhe terrorizuan Elbasanin.

Ndërkaq, paralelisht me ta, Albin Kurti, po nxit krijimin e “paramilitarëve” të dhunshëm në rrjet që janë kthyer në një hordhi e frikshme trushplarësh që shajnë mbarë e mbrapsht këdo që lideri suprem nuk e do. Nuk dijnë shqip, drejtshkrimi është shumë i huaj për ta, por megjithatë sulmojnë këdo, sipas modelit të paramilitarëve të  Sheshelit.

Advertisement

E këto lloj paramilitarësh janë importuar edhe në Shqipëri. Gazetarja shqiptaro-Amerikane, Enkela Vehbiu, para disa ditësh tregonte në faqen e saj për një udhëtim me familjen e saj në Republikën e Altaiit në Rusi, vendin e origjinës të bashkëshortit të saj amerikan. Vehbiu, shpjegonte edhe për zhvillimin turistik në këtë rajon të Rusisë Juglindore. Përveç informacionit mjaft të vlefshëm, ajo me mjaft edukatë e qytetari jepte edhe vlerat e zonës së origjinës së bashkëshortit të saj, një bujari mjaft fisknike. Po nuk qe e thënë; trupshplarët “nacionalistë” e sulmuan pa mëshirë, edhe pse e gjora Enkela ishte në faqen e saj, e thjesht po jepte një impresion të sajin në murin që e administronte vetë. Gjuha është shumë e ashpër; quhen tradhëtarë, më pas kjo gjuhë përsëritet vazhdimisht për të krijuar një frymë, siç realisht ka ndodhur në Kosovë, prej patriotëve pa asnjë logjikë të rrjetit.

Por përveç kësaj, paramilitarizmi politik po merr edhe tifozët, siç ka ndodhur në Serbi me tifozët e Crvena Zvezdës e Partizanit të Beogradit, që janë realisht grupet që partitë politike i kërkojnë fort në zgjedhje. Vuçiç ka përdorur mjaft nga këto grupe, e njëri sot i arrestuar e që rrezikon dënimin e përjetshëm hapi letrat në prokurori.

Ç’punë kanë “Tifozat Kuqezinj” me rastin e Bregoviçit? Absolutisht asnjë, nuk bëhet fjalë për ndeshje futbolli, por prisni edhe pak kur deklaratat e “Kuqezinjve” do të bëhen më të shpeshtë. Sipas gjasave Kurti kërkon të marrë terrenin e atij elektorati që kishte Kreshnik Spahiu para 2013-s, për ta përdorur si “barut” për të ndezur predhën që u lag më 25 prill. Natyrisht me partneritetin e fortë të Sali berishës dhe Ilir Metës, që tani duan ta zhvendosin debatin pikërisht tek nacionalizmi.  Që siç duket është streha e fundit e maskarenjve të politikës shqiptare…

TemA

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova