minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…

0
Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…

Nga Kreshnik Spahiu

Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë.

Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare.

Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh.

Advertisement

Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh.

Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancēn e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

Advertisement

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në burgun e Tepelenës pasi u burgos nga Berisha.
– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Advertisement

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur…..

Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj.

Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet.

Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, brutalitetin dhe arrogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Advertisement

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda.

Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj.

Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hedhin benzinë zjarrit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare.
Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka frenuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevoj çdo mashkull në karrierën pokitike.

Advertisement

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëjesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve…..

Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit