minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Llalla”, nga mllefi në indiferencë dhe SPAK që nuk kap dot as “peshqit e mëdhenj” në …akuarium

0

Nga Edmond Arizaj

Kur lexon sekuestrot me emrin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, mllefi i le vendin inatit, inati zevendesohet me deshperim, deshperimi me trishtim e trishtimi me indiference.

Pse?

Toka, ara, apartamente, makina, me mijera euro, dhe flasim vetem per ato te dukshmet te sekuestruara, te njeriut qe duhet te mbronte njerezit pikerisht nga ajo qe bente vete (ende supozim) korrupsioni.

Advertisement

Sepse nuk beson njeri qe i ka blere me rroge. Po te tjeret? Sa e sa te tjere si Llalla e jo vetem si ai.

Ja ku nga mllefi kaluam ne inat, pasi i gjithe rendi yne shoqeror ka nga pak “llalle” brenda.

U deshen kaq e kaq vite, beteja, angazhim deri pertej Atlantikut, qe te viheshin sekuestro ne ca ara te ish kryeprokurorit.

Po ta llogarisim, edhe me matematiken e Lul Bashes, duhen mijera vjet per te derguar para drejtesise vetem te korruptuarit e drejtesise qe paguheshin per te vene drejtesi e ishin (jane?) me te padrejtet.

Advertisement

Po te tjeret?

Vetem t’i listosh si tituj, kryeministra, ministra, drejtore, politikane, kryetare bashkish, kryetare komunash, shefa, inspektore, kryepolice, kontrollore…mbaron boja e printerit.

A do hetohen ndonjehere valle?

Ja ku inati ia la vendin deshperimit. E teksa sheh, se pavaresisht drejtesise se re, pavaresisht betimeve e perbetimeve se korrupsionit dhe mitmarrjes do t’u keputet ndonje koke, askush nga ata qe kane “firme” ne dore, as ia ndjen te beje ndonje dite pushim nga “punet”, deshperimi ia le vendin indiferences.

Advertisement

“Nga hicja, malli dhe Bircja”, thone ne ca zona te Shqiperise. Ok, duhet te kenaqemi qe dicka levizi.

Por synimi duhet te jete te ndaloje, ndjese, te frenoje disi, cka ndodh ngado qe kthen koken.

Pra, drejtesia e re, nuk i gjen peshqit e medhenj vetem ne det te hapur, te shperndare andej ketej, por edhe ne akuarium.

Mjafton te fuse doren.

Advertisement

Qe nga indiferenca te kalohet ne besueshmeri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit