minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Lukashenko” i futbollit!

0
“Lukashenko” i futbollit!

Nga Fatjon Baze

Të mbledhur në kafene, në një nga hotelet luksoze në Minsk të Bjellorusisë, këmbë për mbi këmbë, me whisky përpara, Armand Duka, së bashku me një grup presidentësh nga Kategoria Superiore, kanë vendosur të bojkotojnë nisjen e Kategorisë Superiore, që është caktuar për të nisur sezonin e ri më 12 shtator.

Vendimi i sotëm, e ashtëquajtur nga “Liga e Klubeve Shqiptare”, pasohej nga një festë e shfrenuar mbrëmë në darkë nga hoteli ku është akomoduar delegacioni i FSHF-së, ku presidenti Armand Duka, ata të Superiores dhe gazetarët pranë tyre, po festonin nën tingujt e këngëve shqiptare.

Vetëm mbledhja qesharake në kafenen e hotelit dhe festa me muzikë tallava, mjafton për të kuptuar se kush personazh e drejton Institucionin e futbollit shqiptar, të cilin e ka zhytur në krizë po ai vetë, dhe tashmë kërkon shpëtim nga qeveria.

Advertisement

Fakti është se i gjithë vendimi për bojkot nuk ka marrë ndonjë përkrahje nga ana sportdashësve shqiptar, të cilët më së shumti janë argëtuar me këtë vendim të marrë nga ana e presidentit të FSHF-së, pasi kanë ironizuar jo pak dhe presidentët e klubeve të tyre për vënien në rresht nga Armand Duka.

E vërteta është se futbolli shqiptar më shumë se sa ajo krizë që paraqet “Liga e Klubeve Shqiptare, që dhe ketë po e drejton Armand Duka, vuan nga një krizë më të rëndë: mos besushmërinë ndaj lojës së pastër.

Mjafton t’i hedhim një sy sot klubeve të Superiores. Aty kemi klubin kampion, Tiranën, nën hetim për trukim ndeshje; kemi Kukësin dhe Partizanin që janë dënuar nga Cas për mos kryerje merkatoje, kemi Skënderbeun, klub i financiuar drejtëpërdrejtë nga Duka, të dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqsorit europian për trukime ndeshjes, ndërkohë që FSHF-ja vijon e mbron duke mos marrë asnjë masë.

Duke vazhduar më pas me klube të zhytra në borxhe, apo klube që nuk paguajnë lojtarët, e me plot problematika të krijuara vetë nga ata, dhe jo për faj të shtetit.

Advertisement

Pra, kemi një kampionat ku shteti duhet të hetojë dhe jo të ndihmojë.

Ato pika janë thjesht një justifikim për keq menaxhimin që i është bërë futbollit shqiptar nga po vetë ata presidentë.

Ironia është se vendimi për bojkotin e futbollit vjen nga Bjellorusia, një shtet ku populli është ngritur për të larguar një president autoritar që manipulon çdo gjë në interes të tij.

Ndërkohë, që bojkotin e futbollit shqiptar e drejton një president i ngjashëm si Lukashenko, por me ndryshimin se ata presidentë në vend që ta largojnë, e mbështesin në marrëzitë e tij të dështuara.

Advertisement

Futbolli shqiptar ka nevojë për shembur kapjen që i është bërë nga presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Ka nevojë për lojën e ndershme dhe jo trukimet.

Ka nevojë për rikthimin në stadium të tifozëve, të cilët e kanë bojkotuar me kohë Kategorinë Superiore.

Nuk ka nevojë për një Lukashenko, që duhet të ishte izoluar!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit