Luljeta Bozo përballë komunistëve blu

Nga Albert Nikolla

Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që  Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.

Gjenerali Akromev ka qenë Marshall i Bashkimit Sovjetik dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së BS.

Në një letër para se t’i jepte fund jetës, shkruante: “Nuk mund të jetoj tek shoh Atdheun tim qe shuhet, tek shoh që shkatërrohet gjithçka që i jepte kuptim jetës time.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, para se te vdiste, kishte dhënë një interviste me natyrë profetike. Kishte pohuar se rreziku më i madh për Atdheun do të jenë komunistët e konvertuar në antikomunistë. Sipas tij, një person që e ka shkelur betimin solemn një herë, mashtron gjithë jetën!

Nëse ka akoma në politikën shqiptare një humus kulturor komunist (jo ideologjik, por praktik) të konservuar akoma, ai gjendet në trajtën e gjuhës së dhunshme të disa drejtuesve të Opozitës të cilët ngjyrën e kuqe komuniste e kanë kthyer në blu e cepat e yllit të kuq në gishta të ngritur përpjetë si maja cfurku me ia fut në sy kujdo që ka mendim të lirë.

A ka parti me mendësi më komuniste se PD, ku nga gjithë themeluesit e saj, ka mbetur i vetëm veç kryetari de facto i saj?! Si mundet të akuzojë për nostalgji ndaj komunizmit dikush që është trajta më e shëmtuar e komunizmit alla shqiptarçe?

Mënyra e të bërit politikë e kësaj specie politike ka shtyrë shumë shqiparë që, pa faj dhe nga refuzimi i kësaj mënyre, shikojnë diktatorin E. Hoxha me njëfarë simpatie pasi përnjëmend përballë disa personazheve groteske të Opozitës, ai kishte më shumë sens shteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";