minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nano në kohë Covidi, opozitës i doli përballë një “armik” i pallogaritur

0

Nga Edmond Arizaj

1.80 perqind e akuzatoreve te Fatos Nanos, “kane ngrene” nga dora e tij, ose nen hijen e tij

2.I vetmi i akuzuar per korrupsion ne Shqiperi qe mund te verifikohej pa rrezikuar akuza politike ishte Nano pas 2005.

Nuk e beri 8 vjet prokuroria e Berishes, nuk e beri 8 vjet prokuroria e Rames. Pse?

Advertisement

3.Fatos Nano eshte si gjithe politikanet e tjere ne syte e shqiptareve, por asnje politikan tjeter nuk eshte si Fatos Nano

4.Nese Rama perdori Nanon, sic metojne, pse Basha nuk perdor Berishen?!

5.A lepiu Nano gjithe cka thene me pare? Kush nuk e ka bere nga gjithe politikanet tane e me tutje?! Morali eshte mall qe mungon te tregun politik, e kote te besh sikur e gjen ne cdo banak

6.A e perdori Rama? Rama eshte i gatshem te perdore edhe fjalimet e Enverit nese i sherbejne per te qendruar ne pushtet.

Advertisement

Kjo eshte jo e ligjshme, jo etike, jo morale?!

Thjesht shah, Nano ishte ne rolin e ushtarit qe doli mbretereshe dhe gjithe ushtria kundershtare tashme kishte perballe nje “armik” te pallogaritur.

7.Nano i dehur, Nano kumarxhi, Nano pazarxhi, Nano lepires, Nano kurvar…keto jane probleme vetem per Nanon prej 15 vjetesh.

Shqetesimi i opozites eshte problem per votuesit. Kur i zhbalancon nje pijanec qe gromesin, sic e pershkruan, po me tutje?

Advertisement

8.Per here te pare, “skuadronet e pushkatimit” te pushtetit nuk u aktivizuan ndaj shfaqjes apo fjaleve te Nanos. Perfundimisht i nenshtruar?!

9.Nuk e morem vesh e ka kaluar Nano kovidin?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit