minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lulzim Basha si “lajmëtar vdekjesh”

0

Nga Ylli Pata

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një deklaratë bombë në emisionin ku kishte shkuar të sqaronte të gjithë të kaluarën e tij si pjesë e hetimit të UÇK-së. Në emisioin Opinion kreu i PD-së ka deklaruar se mjekët kanë fshehur humbjet e jetës nga Covid- 19, duke falsifikuar numrin e tyre në buletinin e përditshëm të ISHP-së.

Deklaratë që u kundërshtua dhe u përgënjeshtrua fuqishëm nga shtabi i mjekëve-pjesë e grupit që po merren me luftën ndaj pandemisë. Basha ka publikuar një seri numrash apo llogarish pa firmë pa vulë,  që e ka cilësuar si të dalë nga morgu i Tiranës; institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë.

Nëse do të kishte realisht një statistikë apo dokument, mbi rastin e vdekjeve, do të duhet që për çdo numër të kishte një deklaratë zyrtare të autopsisë-vetëm atëherë ai dokument quhet i saktë. Përndryshe, nuk mund të jetë tjetër, së paku spekulim, e së dyti abuzim i përmasave që mund të ndjellë një panik e katastrofë.

Advertisement

Pas kësaj deklarate-gjëmë të Bashës mjekët që kanë zyrtarisht të drejtën që të firmosin për fatalitetet me Covid 19, e kanë përgënjeshtruar hapur dhe prerë. “Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre.

Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor”, tha profesoreshë Najada Çomo, kreu i Spitalit Infektiv që është edhe njeriu që drejton armatën e vijës së parë të zjarrit me pandeminë.

Qëndrimin e Bashës, e ka cilësuar si kalim të rëndë të kufirit edhe kryeministri Rama, i cili ka premtuar që nesër të japë një deklaratë të plotë. Sipas gjasave, sot ai kërkon të mbledhë një informacion sa më të plotësuar të situatës së fataliteteve.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shkruan Rama.

Advertisement

Por përse Lulzim Basha do të duhej të plaste këtë deklaratë pikërisht kur po flitet për të shkuarën e tij e kur çdo ditë dilnin nga një person; me zë e me figurë që sillnin fakte për përfshirjen e tij në operacionet e hetimit ndaj UÇK-së.

Pikërisht për të prodhuar një lajm më të bujshëm sesa i pari. Për të çuar mediat në një hulli ndryshe nga ai që gjithë këto ditë gazetarët kanë ndjekur zhvillimet në vend.

Por a mundet që ta shpëtojë Bashën nga akuzat e Kosovës me ‘bombat’ e Covid-19? Ndoshta vetëm përkohësisht, as 24 orë, pasi gjërat logjikisht që do të shkojnë në kahun e duhur… Kush luan me zjarrin, natyrisht që do të digjet vetë nga ai!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit