minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mark Marku dhe Najada Çomo; shkaqet e dy largimeve në prag të stinës së re politike

0
Mark Marku dhe Najada Çomo; shkaqet e dy largimeve në prag të stinës së re politike

Nga Ylli Pata

Nuk diskutohet që largimi i Mark Markut është më i fortë, më i bujshëm, më i zhurmshëm e ndoshta me pasoja më të mëdha.

Por gjithsesi edhe ikja e Najada Çomos, sapo ka hyrën në politikën shqiptare, janë të dy gjithsesi sinjale  jo pozitive për politikën shqiptare.

Pavarësisht se kanë arsye të ndryshme, kontekst tjetër, e formim të ndryshëm, thelbi i dy lëvizjeve është jo shpresëdhënëse për të tronditur statusquonë 30 vjeçare.

Advertisement

Kjo pasi është ogur jo i mirë për të ndryshuar politikën, duke sjellë në aulën e saj, profesionistë sa më të përgatitur, e njerëz që vijnë sa më shumë nga shoqëria apo elita shkencore e vendit.

Ikja e Mark Markut, është natyrisht një akt politik, e madje më shumë është zhvillim politik. E këtë e thotë vetë Marku, në shkrimin e tij, që është i qartë por edhe paralajmërues.

Mark Marku, e mori aktin e tij, kur në fakt një muaj më parë e paralajmëroi por asnjëheri nuk i vuri veshin. Ishte i vetmi që thirri në Kuvendin e PD-së e kërkoi ndryshim, kërkoi që partia të iki nga bunkeri aktual dhe të largojë fantazmën e Sali Berishës.

Në fillim e siluruan njerëz pranë Berishës, por më pas ajo që tha Marku, nuk se gjeti përkrahje.

Advertisement

Atij, i mbetej dy rrugë ose të vijonte, e të fliste herë pas herë që të krijonte një frymë, ose të bënte atë që bëri sot.

Për gjithkënd kjo mund të quhet një gjest i fortë, madje shumë i fortë, e ndoshta i panevojshëm. Pasi, ai mund të qëndronte deputet, e të vijonte të ishte kritik e të jepte mendimin e tij.

Por largimi, duket është pikërisht një akt e zhvillim politik, jo thjesht një gjest. Marku ka vendosur që të mos qëndrojë në atë ambjent nëse nuk ndryshon diçka. E mos harrojmë se ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës në vite, ku për ta mbrojtur ka kërcënuar të gjuajë edhe Musa Ulqinin me shishe uji. Ndaj mund të thuhet hapur se edhe pse ka sulmuar fort edhe Sali Berishën, Marku ka shënjestruar Lulzim Bashën, duke e shkërmoqur logjikën e tij të drejtimit të PD-së.

Akti i Markut, nuk ka gjasa të jetë një largim e mbyllje, por ai mund të jetë sërish një zë publik, por siç e thotë edhe vetë ai opozitar me Edi Ramën, e oponent me PD-në.

Advertisement

Është më shumë se një këmbanë për PD-në, e rënë nga një zë, që është dukshëm për të ruajtur aleancën me Perëndimin, që kërkoi hapur largimin e Sali Berishës, pasi u ndëshkua nga SHBA dhe që nuk pret më një qëndrim hipokrit.

Ndërkaq, largimi i Najada Çomos, që sipas Kryeministrit është bërë që të mos shkëputet nga misioni i saj, kryesisht në këtë periudhë ku është në linjën e parë të luftës ndaj COVID është gjithsesi enigmatik.

Siç foli kur i hyri politikës, doktoreshë Çomo, do të duhej të shprehej edhe për dorëheqjen nga mandati i deputetit që i dhanë shqiptarët, si një propozim krejt i ri dhe mjaft rezultativ më 25 prill. Me imazhin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozdos, Edi Rama solli jo vetëm dy protagonistet e 2 fatkeqësive të mëdha që tronditën vendin në mandatin e dytë të tij, por dha një shpresë për të rrëzuar statusquo-në e elitës politike aktuale.

Pra rikthimin e marrjes së njerëzve nga shoqëria për t’I futur në politikë, e jo thjesht riciklimin dhe marrjen nga “fidanishtet politike” që natyrisht janë pjesë e lobimeve të ngushte të politikës.

Advertisement

Dr Çomo, mund e duhet të rrinte si deputete, edhe pa u shkëputur nga detyra e saj, pikërisht për të shërbuer si model dhe për të respektuar paktin ngazëllyes që lidhën shqiptarët, që për herë të parë i dhanë një partie manfatin e tretë radhaz qeverisës.

Rikthimi i saj në spital, duket se e gjithë ajo histori që doli e u ndërtua në fushatë, të jetë një farë mënyre një “lojë” që edhe mund të kthehet mbrapsht. E natyrisht, ky është sinjali negativ politik që mund të dëmtojë shpresën që është ngjizur tek njerëzit për një rinovim të klasës politike në vend…

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit