minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Marrëzitë “ekskluzive” të Ramës dhe “shpëtimtari” Basha

0

Nga Bledi Lumani

Ndërsa situata koronare në Shqipëri është përkeqësuar dhe mund të shkohet drejt një fataliteti jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik, Lulzim Basha ka marrë rolin e “shpëtimtarit” të vendit, ndërsa Rama të “gazetarit”, që na “qetëson” me pamje “ekskluzive” nga spitalet, për të na treguar se çdo gjë është nën kontroll.

Si të mos mjaftonin marrëzitë mediatike, me filma horror nga spitalet ku kurohen të infektuarit me Covid, ku ndodh që ndonjëri prej tyre nuk e përballon dot dhimbjen a stresin dhe hidhet nga ballkoni i spitalit, “telenovelës” së përditshme i janë shtuar edhe Basha me Ramën.

I pari ka javë të tëra, që del çdo ditë si kryeministër i vendit dhe tund përpjetë një plan me pesë pika, i cili do të na shpëtojë nga flama e koronavirusit.

Advertisement

“Plani ynë ofron zgjidhje”, thotë tre herë dita Lulzim Basha, pasi nuk i mjafton që del çdo ditë në konferencë, por del bën edhe ndonjë takim në terren gjatë ditës, dhe në fund i fut edhe ndonjë status në FB, për t’ia nisur të nesërmen nga e para.

I dyti ndërkohë, ndryshe nga Basha, që merr rolin e kryeministrit, e ka lënë këtë rol, dhe tani bën gazetarin e terrenit, që raporton live nga spitalet.

Ai publikon video “ekskluzive” nga spitalet, për të na treguar se gjëndja nuk është aq e keqe dhe se aty ka vend për të gjithë, në rast se do bëhemi për spital, ndërsa sjell edhe dëshmitë e pacientëve, se sa “mirë është aty”.

Nuk është çudi, që nesër, Basha e Meta fjala vjen, dalin me akuza edhe për Spitalin Nr.5.

Advertisement

Çfarë do bëjë Rama, do na sjellë edhe andej pamje “ekskluzive”, se sa “mirë është aty”?!

Ndodh edhe në Italinë fqinje p.sh, që të ketë akuza politike për keqmenaxhim të situatës, por Matteo Salvini nuk del përditë në konferencë me shkresurina në dorë e me ultimatume për t’u zbatuar plani i tij, dhe askush nuk del të thotë se nëse ai do të ishte kryeministër, situata do të qe ndryshe.

Dhe kryeministri Conte, natyrisht nuk i përgjigjet duke nxjerrë video “ekskluzive” nga spitalet.

Madje nuk i përgjigjet fare dhe “flet” vetëm me popullin, pasi në këto momente askush nuk ka luksin të merret me akuza dhe beteja politike.

Advertisement

Tani, e gjithë beteja është si t’i mbijetojnë kësaj situate, jo si ta shfrytëzojnë atë për t’u gdhirë nesër në pushtet.

Se vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që janë duke u shqyer si qentë me njëri-tjetrin që prej marsit, duke përdorur një dramë botërore, që ka ndryshuar njerëzimin dhe mënyrën e jetesës dhe fundi i së cilës ende nuk dihet, për të bërë politikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit