minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Më 25 prill fiton bojkoti, kjo duket qartë?!

0
Më 25 prill fiton bojkoti, kjo duket qartë?!

Nga Ben Andoni

Ka një vështirësi publike për të zbërthyer propozimin e fundit të PS-së dhe sjelljen me ekuivokë të PD-së dhe LSI-së. Formula, e paraqitur nga përfaqësuesi socialist, Gjiknuri, i përket më shumë pritjeve të rezultateve prej një komuniteti matematicienësh sesa popullit të zakonshëm. Kur mendon se në Shqipëri ka ende vende ku votojnë familjarisht, ku njerëzit mezi përshtaten me votimin normal, e ku në masë përpjekja për manipulimin e votës ka filluar që sot, atëherë aq më absurd të duket lufta pa principe e palëve dhe mosgjetja e gjuhës.

Gjithsesi ndryshimi më i dukshëm është ai i bërjes së gjërave institucionale. PS-ja, që mbart të gjithë fuqinë dhe në vazhdën e ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut, ka bërë të qartë strukturën për koalicion paraelektoral partish me pragun 3% në nivel kombëtar dhe me Lista të hapura, që kanë një koeficient, ku kandidati mund të përfitojë që edhe nëse është në listë në numra inferiorë të ngjitet nga preferencat e publikut. Kjo, e fundit, duket pak e vështirë sepse zakonisht partitë mbështeten te militantët dhe te kampionimet e detyruara, që do të thotë se nëse kryetarët vendosin e përcaktojnë emra është e vështirë të përmbysen prej një votimi fair.

PD dhe LSI e kundërshtojnë por nuk deklarohen zyrtarisht ose më saktë asnjëherë nuk shkojnë përballë përveç përfoljeve dhe anatemave, kur mbaron Këshilli Politik. Madje, PD ka zgjedhur një udhë heshtje ose gjysme ankimimi, e cila duket haptazi se ka një lloj interesi në të gjithë këtë strukturë që i vlen dhe asaj.

Advertisement

Po të pyesësh shumicën e njerëzve por edhe vetë politikanët janë të paqartë për këtë skemë, që kinse nuk e duan, kurse nga ana tjetër u pëlqen. Në fakt, mekanizimi për të vështirësuar administrimin e votës, një barrë që do të bjerë mbi strukturat zgjedhore, i jep oksigjen luftës politike, pjesës më të dëshiruar të partive për justifikimin dhe zgjatur luftën.

Veçse, njerëzit duan zgjidhje për problemet ditore, një shikim të qartë të sistemit të taksave dhe mbi të gjitha institucionalizimit të së Drejtës, që duket ende e largët në procesin e stërzvarritur të Vetting dhe stërkëmbshave gjithëfarëlloj.

Kjo e shpjegon arsyen që publiku e ka nisur hapur indiferencën dhe bojkotin. Përveç militantëve dhe atyre që bëjnë lista për drejtorë dhe përgjegjës, shqiptarët, si të vetmen rrugë shikojnë bojkotin e zgjedhjeve.

Të mendosh se pjesëmarrja e përgjithshme e vitit 2017 ishte 45.17 % dhe 46.7%, katër vjet më parë, atëherë e kupton se ky trend do ndjekë këtë udhë. Ose nëse do i krahasonim me zgjedhjet e 2013-s kishim një ulje me 160 mijë vota, që do të thoshte se plot 1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje, atëherë e kupton edhe secili është shqetësimi i sotëm.

Advertisement

Ky është problemi më i madh me të cilin do të hasen partitë politike për atë luftë paprincipe që kanë bërë deri më tani. Dhe, më shumë se vota kundër, bojkoti, është një alarm për vendin, që po braktiset nga shpresa dhe nga politikat për ta dashur atë. Kjo është e vetmja gjë që mund të parashikohet sot, të paktën tetë muaj para votimeve të shumëpritura të 25 Prillit, i cili pritet ta rifusë në hulli politikën shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit