minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon

0
Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon

Nga Skënder Minxhozi

Ishte ai që disa vjet të shkuara bërtiste më fort se të gjithë të tjerët “Na lanë pa Gjykatë Kushtetuese”, “I prenë kokën shtetit”, “S’duan dëshmitarë në vjedhjet e tyre” etjetj. Ishte ai që për emërimin e gjyqtarëve të këtij institucioni bëri sherrin më të madh të viteve të fundit me parlamentin dhe shumicën qeverisëse.

Ilir Meta kishte të drejtë në parim asokohe për shumë nga thirrjet alarmante që hidhte në ambjentin politik, atëhere kur reforma në drejtësi kishte krijuar vakume në shumë prej institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë duke i kthyer në jonfunksionale. Kishte të drejtën formale të shtetarit që bënte apel për normalizimin e sistemit dhe të shtetit.

Sot situata ka ndryshuar cilësisht, pasi kemi Gjykatë Kushtetuese. E cila merr vendime në sovranitet të plotë. I vetmi që sapo na e provoi që nuk ndryshon, është Presidenti i Republikës, i cili nuk pyet as për Kushtetuese, as për Komision të Venecias dhe për asnjë instancë tjetër, të cilave ju referohet vetëm kur ua ka nevojën dhe kur thonë atë që ai pëlqen.

Advertisement

Rënia e demarshit për të rrëzuar juridikisht zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, shënon një humbje të rëndë politike për kreun e shtetit. Aq më e rëndë bëhet kjo humbje, kur merr edhe firmën e Gjykatës Kushtetuese, institucionit për të cilin Ilir Meta është konfliktuar gjatë me maxhorancën.

Nxjerrja në podium e këshilltarëve, për një betejë të cilën e ka konsideruar dhe e ka trajtuar si personale dhe shumë të rëndësishme, por edhe aludimet e shëmtuara që përdori ndaj Kushtetueses, tregon se kryetari i shtetit e ka pritur shumë keq mbetjen në fuqi të atyre zgjedhjeve.

Për kujtesë, ishin zgjedhjet me të cilat Ilir Meta luajti sipas qejfit, sikur të ishin një biletë llotosporti, teksa i dekretoi në 30 qershor, e më pas i shtyu po vetë në 13 tetor 2019. Ishte kjo shtyrje arbitrare zgjedhjesh që rrezikonte ta kthente procesin elektoral në një lesheli ekzemplare, duke vendosur precedentin e rrezikshëm të shtyrjeve të votimeve sa herë që njëra nga palët nuk kishte interes të shkonte në kutinë e votave.

Përtej vendimit për zgjedhjet lokale të vitit 2019, sot kuptuam se Presidenti nuk pranon ta rrëzojë as Gjykata Kushtetuese. Ajo gjykatë për të cilën është betuar dhjetra herë, se nëse hap gojën dhe hedh firmën, ai vetë do të pranojë çdo verdikt. Me ose pa Kushtetuese, Ilir Meta fatkeqësisht nuk ndryshon!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit