minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën

0
Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën

Nga Spartak Ngjela

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën.

Kaq trashë vepron ky Meta?

Advertisement

Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike?

Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë?

Advertisement

Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu.

Pse, kaq keq do të përfundojë Meta?

Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri.

Po Grenellin, e priti edhe Rama?

Advertisement

Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet. Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grenelli.

Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë.

Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot.

Edhe Grenellin, kuptohet, prandaj e kanë thirrur, dhe Meta edhe na e dekoroi. I kërkon ndihmë…

Advertisement

A thua, në ndihmë për të mbajtur lëmshin e rëndë, e ka thirrur Meta Grenellin?

Sigurisht

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit