minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Monika kërkon “mos ma prek detin”, apo “mos ma prek floririn”

0
Monika  kërkon “mos ma prek detin”, apo “mos ma prek floririn”

Nga Artur Ajazi

Monika Kryemadhi, ka vendosur të mbrojë me jetën e saj dhe të partisë saj, detin duke paralajmëruar për të 10 herë kryeministrin Rama se “mos ma prek detin, sepse do të largojmë me të rinjtë e LRI para prillit”. Tek dëgjoja deklaratën e zonjës Kryemadhi për “detin” (pasi e di se ajo e ka dobësi detin) mëndja se ç’mu ngatërrua, dhe për një moment , mu bë sikur dëgjoja “mos ma prek floririn”.

Kjo për faktin sepse deti dhe floriri, janë njëlloj, ndoshta sepse, deti dhe floriri, janë me rëndësi të përbashkët, ose ndoshta sepse zonja Monikë, siç do detin, do edhe floririn, helbete. Nuk e kisha menduar se, në pikun e problemeve dhe halleve të mëdha të parafushatës elektorale, që zonja Monikë ka me LSI, apo dhe me kreun e shtetit nga pikëpamja “institucionale”, ti dilte koha dhe të merrej edhe me “detin”.

Dhe më e veçanta është se, ajo ka marrë në dorë flamurin e “avokates” së flaktë të problemit me detin. Ka dalë kundër Metës, Bashës dhe Doktorrit, që e katranosën ca vite më parë problemin e ndarjes së detit, dhe tani kërkon të ndërsejë “të rinjtë” e Jalës për të “zbuar kryeministrin para prillit”.

Advertisement

Eshtë e habitshme se si zonja Monikë, në momentet kur i duhet të përballet me disa të “hidhura” lidhur me listat e hapura dhe të pahapura, apo lidhur me braktisjen e hapur që po i bën Lulzim Basha lidhur me koalicionet parazgjedhore, ka kohë të merret edhe me detin.

Në një deklaratë mediatike lidhur me këtë problem, zonja Monikë e ka akuzuar kryeministrin Rama për “tradhëti, pasi i ka njohur Greqisë të shtrihet deri 12 milje detare”, por edhe duke e paralajmëruar atë se “do të largohet nga qeverisja para prillit, në rast se prek detin”.

Sinqerisht tek e dëgjoj zonjën Monikë të flasë për detin, sikur të ishte diçka që mbyllej në bunker dhe grabitej (dhe jo për floririn), mendoj sa poshtë ka rënë një pjesë e politikës, dhe se do të jetë edhe më trishtuese fakti, sikur pas zgjedhjeve të 2021, ajo, apo dhe kushdo tjetër, të mbijetonte politikisht akoma.

Të “trazosh” pellgun që ke qelbur vetë, dhe ti sulesh tjetrit që nuk ka lidhje fare me “çorbën” tënde, do të thotë të kesh rrjedhur përfundimisht, do të thotë të kesh humbur qetësinë, duke mos patur shpresë për rehabilitim fizik dhe politik.

Advertisement

Ata që bënë pazaret me detin, apo dhe me monopolet shtetërore për të fituar dhe mbushur thasët me para, sot janë rreshtuar në llogoren e “të ndershmit, të pakorruptuarit, të papërlyerit me afera të ndyra”, dhe shesin gjithë ditën e Zotit moral, propogandë dhe dogma që gajasin së qeshuri edhe rojet e objekteve.

Zonja Monikë, sa për detin ka kush përgjigjet, dhe do të përgjigjet shumë shpejt para ligjit, sa për detin ka kush e mbron (madje njëri prej tyre është dhe Ilir Meta) me vepra konkrete dhe jo me llafe katundi. Nuk do të kesh kurrë shansin ti, të mbrosh detin, sepse 12 miljet e “shitura” zonja Monikë, nuk janë në Jalë apo Gjirin e Lalëzit, dhe nuk e prekin vilën tuaj. Më mirë lërja në dorë “mbrojtjen” e detit zotit Meta, ti merru me pjesën tjetër të problemit, merru me “të rinjtë që do të rrëzojnë qeverinë para Prillit”.

Shpreso zonja Monikë shpreso, se ndoshta edhe deti ashtu si edhe mali, mund të sjellë ndonjë “fat të madh” për ju, por pushtet nuk besoj, sa të jetë Edi Rama kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit