minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Ndryshimi nuk është riciklimi i të korruptuarve që pasurohen në menyrë të frikshme”

0

Nga Jozefina Topalli 

Sot ka nevoje per kurajo, pertej krizes qe vendi jeton!

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon në T III, e dhjeta në Europë.

Me 25 Prill qytetaret kane mundesi te marrin nje vendim te forte, qe do kete impakt te pakten per nje dekade.

Advertisement

Borxhi do destabilizoje vendin nese nuk ndodh nje ndryshim i forte .

Largimi i Edi Rames eshte vetem nje hap, por i pamjaftueshem per te ndryshuar vendin.

Ndryshimi nuk eshte riciklim i te korruptuarve apo i atyre qe pasurohen ne menyre te frikshme kur gati gjysma e popullsise jeton me me pak se 5 dollare ne dite.

Në fund të tremujorit të tretë të 2020-s, Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë se Financave!

Advertisement

Në rajon, Shqipëria mban rekord, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që sipas të dhënave zyrtare nga Ministria përkatëse e Financave e kishte këtë tregues në 79.5% të PBB-së. Kosova ka nivelin më të ulët të borxhit, me 16.5% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 35.6%, Maqedonia e Veriut (42.7), Serbia (62.2%).

Kjo situate eshte mine me sahat per stabilitetin ekonomik e financiar te vendit.

Vendi ka nevoje per zevendesimin e elitave te korruptuara me njerez normal e te ndershem!

Vendi ka nevoje per shprese per ndryshim!

Advertisement

Nje vendim i forte kundra 3 kryetareve te korruptuar kerkon nje vendosmeri te madhe.

Nese qendron ne shtepi , do i besh nderin me te madh atyre qe çuan vendin ne piken e zgripit.

Sot ka nevoje per kurajo pertej krizes qe vendi jeton.

Sot ka nevoje per te ndermarre nje sfide te veshtire,

Advertisement

Sot ka nevoje per te bere cfare eshte mire, per t’u bashkuar , per te besuar ne vehte, per te besuar ne cfare ne mund te bejme se bashku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit