minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndryshimi nuk do të vijë asnjëherë prej “ushtarëve” të partive

0

Nga Astrit Patozi

Ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm prej militantëve politikë, sado të përkushtuar dhe të angazhuar që të jenë.

Në radhë të parë se ata janë pak, me gjithë raportimet fiktive të partive për numrin e tyre. Por mbi të gjitha se në pjesën dërrmuese ata janë, sa të indoktrinuar, aq edhe të papërfillur prej kryetarëve të tyre, të cilët janë shndërruar gradualisht në pronarë të forcave kryesore politike.

Bindja Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo zë dhe çdo aktor të shoqërisë, që është angazhuar të japë kontributin e vet në funksion të ndryshimit të ambjentit politik në Shqipëri.

Advertisement

Ata nuk kanë nevojë që të rreshtohen dhe të mendojnë njësoj me ne dhe as të bëhen anëtarë partie, por mund të ruajnë të pacënuara bindjet dhe profilin e tyre. Ne ua japim njësoj mundësinë që të kandidojnë me siglën e Bindjes Demokratike, duke e ruajtur të paprekur individualitetin dhe pavarësinë e tyre.

I vetmi kusht që kemi është një biografi politike pa njolla të errëta dhe që ata të pranojnë parimin e listës së hapur, i cili  për ne është i panegociueshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit