minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në 85 vjetorin e “fëmijës” që na e rrëmbeu Shekspiri!

0

Nga Alfred Peza

Vetëm një Gjeni i lindur mund ta kuptojë që fëmijë, sapo mer në dorë për herë të parë një libër të Shekspirit, se do të bëhet një shkrimtar i madh kur të rritet.

Duket si një trill i vonë letrar, por në fakt është shenja e parë që Muzat i çuan, për tia ndriçuar rrugën për në majë.

Rrallëherë ndodh në jetë që ky destin, të mos devijojë për dekada e dekada me radhë, as kur të bie fati të jetosh për gjysëm shekulli në ferr. E t’ia dalësh të krijosh përmes shkronjave, Universin tënd paralel që jetohet dhe shijohet nga i gjithë njerëzimi.

Advertisement

Nuk ndodh kurrë të mos e gjesh emrin e Ismail Kadaresë, në çilëndo librari të planetit dhe në çdo listë të shkrimtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Kaq do të mjaftonte për një popull të vogël, të kuptonte përmasën e sotme reale, të atij fëmijës që Shekspiri e mori për dore, për ta ngjitur në Panteonin e Letërsisë Botërore.

Jemi me fat që jemi dëshmitarë të këtij fenomeni, që nuk na kishte ndodhur më parë, në historinë e kulturës sonë kombëtare. Të lutemi, që mrekullia që nuk para i bie radha të kalojë nëpër këtë truall, të zgjasë sa më shumë!

GËZUAR 85 VJETORIN!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit