minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

0

Nga Astrit Patozi 

Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë fuksionale. Një pritje kjo e gjatë dhe cfilitëse, që po vijon prej disa vitesh.

Edhe me herët Kushtetuesja e Kosovës ka marrë vendime të forta, që kanë rrëzuar vullnete politike të mëdha, ndërkohë, që këtej nga anët tona nuk mbahen mend shumë “heroizma” të këtij lloji, me përjashtim të goditjes së Marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Por pavarësisht historive të ndryshme të hallkës sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës.

Advertisement

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte.

Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato.

Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti.

Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit