minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Shqipëri nuk ka vend për egërsinë e Berishës dhe Metës

0

Nga Alba Malltezi

Eshtë sondazhi i katërt që Instituti Italian i sondazheve Piepoli bën me Report TV ndër vite. Në tre të parët specialistët italianë të fushës kanë fotografuar me saktësi ndjenjat politike, sociale, ekonomike të shqiptarëve të intervistuar.

Mbetet për të parë nëse analiza e tyre statistikore do të jetë e saktë edhe në këtë sondazh të katërt dhe, nëse verifikohet si të tjerët, horizonti nuk është aspak i mirë për dy politikanë të gjithë këtyre 30 viteve: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Perceptimi popullor i rendit ata në minimumet historike të karrierës së tyre. Gati në zhdukje.

Kanë qenë pikërisht sondazhet e mëparshme shkak të shpërthimit të një nervozizmi, egërsie të paparë të politikanit Ilir Meta, të mediave dhe të njerëzve afër tij ndaj Report TV, Shqiptarja.com dhe ne, gazetarëve dhe drejtuesve. Sondazhi i parë ishte fillimi, pastaj të vërteta e fakte të tjera më vonë, bënë që “i dashuri dhe i qeti President” të tregohej me ne gazetarët si më fantaziozi thënës i të pavërtetave dhe më përjashtuesi politikan.

Advertisement

Në fillim angazhoi mediat afër tij, njerëz afër tij që me më të shëmtuarën metodë sulmuan ashtu sic kishim parë vetëm një tjetër më parë: Sali Berishën. Inati politik nuk u përmbajt të trasformohej në hakmarrje e intriga personale. Dhe kur një President e njerëzit e tij sillen kështu me një media, c’janë në gjendje të bëjnë për një qytetar të thjeshtë, një nëpunës të thjeshtë, një polic apo gjyqtar të thjeshtë që has në shkelje ligjore të tyre dhe i denoncon?

Por duket se metoda Berisha-Meta i ka lodhur, sfilitur, jo vetëm ata gazetarë që në vite denoncojnë shkeljet ligjore, etike e estetike të këtyre lloj politikanëve, por edhe qytetarët shqiptarë: nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë Rama, por janë thellësisht të tmerruar nga Meta dhe Berisha si politikanë.

Nëse rezultatet e këtij sondazhi, të publikuar në ReportTV dhe Shqiptarja.com, do të rezultojnë të sakta si sondazhet më parë, këta dy politikanë po shkojnë drejt shuarjes. Dhe injorimi i njerëzve që kanë harruar mirësjelljen, drejtësinë, të vërtetën, shtetformimin, është shërbimi më i mirë që mund të bëjmë bashkë si qytetarë, si shqiptarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit